Një drejtues motori ka përplasur për vdekje një këmbësor në Fier.
‘Sot rreth 19:40, në vendin e quajtur “Rotondo e parkut” shtetasi Sh. K., 66 vjeç, banues në Fier, duke drejtuar motomjetin tip “Honda” ka përplasur një këmbësor, rreth 50 vjeç, i cili ka ndërruar jetë.
Eshtë shoqëruar shtetasi Sh. K në Komisariatin e Policisë Fier dhe po kryhen veprimet procedurale.
Grupi hetimor po punon për identifikimin e viktimës dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.’- njofton policia.
Kanë qenë kalimtarët e rastit ata që kanë njoftuar policinë, e cila mbërriti menjëherë në vendin e ngjarjes dhe më pas autoambulanca e ka dërguar atë në spital. Pavarësisht ndihmës mjekësore, i plagosuri nuk ka mundur të mbijetojë, ndërkohë që ende nuk dihet identiteti i tij. Ndërkohë, drejtuesi i mjetit, Shkelqim Kondi, po jep dëshminë e tij në polici./m.j