Tirana u kthye sot në qendrën e festimeve të Ditës së Verës. Mijëra qytetarë të të gjitha moshave iu bashkuan aktiviteteve të shumta festive të organizuara nga ana e Bashkisë së Tiranës që nisën që në orët e para të ditës.
Ndërsa vet kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj e nisi ditën duke mbjellë pemë me fëmijët në Parkun e Liqenit, ndërsa për qytetarët festa nisi me muzikë të luajtur nga DJ tek Liqeni Artificial dhe paradën e fëmijëve të shkollave nga që u bënë pjesë e Karnavaleve të Tiranës nga sheshi “Skënderbej” drejt Liqenit Artificial. Nuk munguan as varkat dhe kanoet për argëtim si dhe sport të lirë të qytetarëve te Liqeni Artificial. Këngëtarët Arilena Ara, Sidrit Bejleri, Eneda Tarifa,Lorenc Hasrama, Fifi, Denisa Gjezo& Band dhanë shfaqje dhe argëtim në zonën ededikuar të rinjve në një koncert përballë kryeministrisë.
Po ashtu për të apasionuarit e muzikës moderne ishte menduar edhe koncerti “Summer on Pyramid”, tek sheshi përpara Piramidës me Dee Jay, Dj Aldo, DjSardi, Dj Mickey, Chriss V, VinVeli, Abel Dj. Natyrisht që “qershia mbi tortë” në këto festime ishte “Tirana Open Air Shoë” ku një nga pilotët më të mirë në botë, Martin Sonka, dhuroi një shfaqje në qiellin mbi Sheshin “Skënderbej” me aeroplanin e tij sportiv. Por natyrisht që festa nuk ka mbaruar ende, pasi pasdite deri në mesnatë do të ketë tjera aktivitete.
Kështu 3 Musketjerët do të japin një koncert të Pazari i Ri në orën 20.00, ndërsa “Street Party” me muzikë reggae, hip-hop, DnB, tech house, melodic house, electronic do jetë një mundësi e mirë për gjithë të rinjtë për tu argëtuar deri në mesnatë në rrugët e ish – Bllokut. Por natyrisht që më shumë se sa fjalët atmosferën festime që mbizotëroi sot në kryeqytet e sjellin pamjet e mëposhtme ku janë fiksuar disa nga momentet më të veçanta. /a.ç