Dhe natyrisht, Egan ka patur të drjetë, pavarësisht sulmeve të vazhdueshme nga ekstremistët e djathtë dhe mbështetësit e Trump, që vazhdimisht janë përpjekur të ulin figurën e presidentetit të parë afro-amerikan të SHBA-ve.
Ndërkohë, në rrjetet sociale ka fituar mjaft popullaritet hashtag-u #ObamaExits (Obama largohet), i shoqëruar edhe me disa fotografi mjaft të fuqishme.
E tillë është ajo, ku çifti Obama qëndron për herë të fundit në ballkonin e Shtëpisë së Bardhë, apo fotografia në të cilën, tashmë ish-presidenti, vështron nga helikopteri vendin nga ku drejtoi SHBA-të për tetë vite, ndërsa nuk do të mund të kthehet më kurrë aty. Të paktën, jo si president.
ma.me