Një aksident pa pasoja në njerëz ka ndodhur rreth orës 17:25 në rrugën “Misto Mame” në zonën e Kombinatit në kryeqytet.
Një makinë tip “Ford Focus” ka dalë nga rruga dhe ka përplasur tre makina të tjera duke u futur më pas në oborrin e një shtëpie.
Sipas JOQ, makinat kanë pësuar dëme, por fatmirësisht nuk ka të lënduar.
“Vetëm pak minuta më parë në rrugën Misto Mame, kjo makina u fut në oborrin e shtëpisë pasi përplasi tre makina të tjera. Shyqyr nuk pati njerëz të lënduar, se aty ishin duke luajtur dhe fëmijë”, shkruan qytetari për JOQ./a.m.