Ndryshe nga misset klasike Joana ka forma seksi. Kurora në kokë ka qenë gjithmonë ëndrra e saj. Përvec sportit dhe muzikës tthotë se i pëlqen të shkaruaj.
20-vjecarja ka treguar se mezi po pret të përfaqësojë Shqipërinë në konkursin e dytë më të madh të bukurisë në botë “Miss World” që do të mbahet në tetor në Kinë.
Pa e fshehur, ajo tregoi se ka kryer një operacion plastik në fytyrë dhe se është pro tyre. Ndërsa për preferencat e meshkujve, Joana rrëfen se i pëlqejnë meshkujt posesivë edhe në fizik, edhe në karakter.
“Mua më pëlqejnë meshkujt posesivë edhe në fizik edhe në karakter.” – thotë ajo duke qeshur. Ndërsa e pyetur për çmendurinë e saj më të madhe, Joana thotë se para disa kohësh, ka tentuar të udhëtojë pa pasaportë, por u kthye dhe mori pasaportën.