Për festën e Ditës së Verës, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro së bashku me ish ministrin e Çështjeve Vendore tashmë koordinator për qarkun e Gjirokastrës, Bledi Çuçi kishin zgjedhur qytetin e Përmetit.
Mes festimeve të shumta, aktiviteteve dhe lojërave të ndryshme, ministrja Kumbaro është ‘zhveshur’ nga kostumi i politikanes për t’iu shtruar punës dhe për të gatuar për qytetarët e Përmetit.
Siç duket shija e gatimeve të Kumbaros ka qenë e shkëlqyer përsa kohë të gjithë kanë shijuar çdo gatim./express/a.k