Tema e martesave mes vajzave shqiptare me serbët e zonave rurale ka bërë bujë në median shqiptare dhe në atë të huaj. E përditëshmja maqedonase ne gjyhën shqipe “Tetova Sot”, ka sjellë një publikim të revistës së njohur “Vice”, një fotoreportazh nga një prej këtyre martesave.
Autorja e fotoreportazhit, Sanja Knezeviç shkruan se në fshatrat serbe mungojnë vajzat e reja, ndërsa e kundërta ndodh në Shqipëri: Në fshatra mungojnë djemtë e rinj. Këtu hyn në punë Vera, e cila rregullon martesat mes vajzave shkodrane dhe burrave serbë. Vera merr 2200 dollarë për shërbimin e saj.
Revista dokumenton me foto ardhjen e serbit 44-vjeçar Milovan në Shkodër për të kërkuar dorën e Evës 22-vjeçare. Pasi gjyshja e Evës thotë “PO”, Milovani paguan 115 dollarë tek familja e saj dhe shkon për të blerë bizhuteri dhe rroba për të fejuarën. Pas tre javësh, fermeri Milovan kthehet dhe e merr Evën për grua.
Revista dokumenton me foto mbërritjen e Milovanit, pranimin e familjes shkodrane, blerjen e mallrave, udhëtimin e Evës drejt Serbisë dhe mbërritjen e saj në shtëpinë e Milovanit ku do kalojë pjesën e mbetur të jetës. /ma.me