Një makinë është përfshirë nga flakët paraditen e sotme në qytetin e Shkodrës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen Rus, ndërsa makina tip “Benz” me targë AA 100 NL ka qenë në ecje kur ka nisur të nxjerrë tym e flakë.
Zjarrfikëset pasi kanë marrë njoftimin kanë shkuar menjëherë në vendngjarje duke bërë të mundur shuarjen e flakëve.
Nga raportimet paraprake dyshohet se flakët kanë ardhur pas një defekti teknik. Zjarrfikëset dhe policia po hetojnë për zbardhjen e plotë të ngjarjes./a.ç