‘Balkanweb’ siguron foto ekskluzive të 34–vjeçares, Pamela Mërtiri e cila një ditë më parë u hodh nga kati i pestë i një pallati në Vlorë, bashkë më djalin e saj të mitur vetëm 1 vjeç, duke gjetur vdekje.
Siç duket në fotot e sigurara nga korrespondenti i Vlores , Mehmeti, 34-vjeçarja shihet teksa ngjitet në shkallët e pallatit nga ku u hodh, së bashku me djalin në krahë.
34–vjeçarja Pamela Mërtiri jetonte në Tiranë, ndërsa mësohet se mesditën e djeshme udhëtoi drejt Vlorës, ku edhe ndërmori aktin e rëndë, duke i dhënë fund jetës së saj dhe vogëlushit, që solli vetë në jetë një vit më parë.
34 vjeçarja, Pamela Mertiri me profesion farmaciste, vajza e një mjeku të njohur në qytetin e Vlorës u vetëflijua vetëm 400 metra larg banesës së prindërve të saj, të cilët kohët e fundit jetonin edhe në kryeqytet.
Nuk dihet ende nëse 34 vjecarja ishte takuar më parë me prindërit e saj, apo shkoi në pallatin pranë me qëllimin e qartë për t’u vetëvrarë. Ishin banorët e zonës të cilët të tronditur kanë parë ngjarjen dhe janë perpjekur t’i japin ndihmën e parë të resë dhe foshnjes, por nuk mundën t’i shpetonin ata nga fati tragjik.
34 vjecarja ishte ne proces divorci, megjithatë policia nuk ka konkluduar ende nëse ishte kjo arsyeja që rëndoi gjendjen psikologjike të Pamelës, aq sa të arrijë në vendimin ekstrem. BW