• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, April 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Mbillen 10 mijë fidanë akacie në zonën e Shëngjergjit, Veliaj: Kemi fuqinë e transformimit dhe pa hyrë në BE. Kumbaro: Tirana ka krijuar modelin…!

by Java News
27/01/2024 16:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Me rastin e 101-vjetorit të themelimit të institucionit të Shërbimit Pyjor, në zonën e Shëngjergjit në kryeqytet u mbollën 10 mijë fidanëve akacie në një sipërfaqe prej 4 ha. Krahas stafit të APR dhe studentëve të Universitetit Bujqësor, aksionit iu bashkuan sot dhe Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, Drejori i Përgjithshëm i Agjencisë Kombëtare të Pyjeve, Artur Kala, si dhe drejtues të Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Veliaj u shpreh se është detyrë e shoqërisë që t’i kthejë natyrës një detyrim që do të shërbejë dhe për brezat e ardhshëm. “Gëzuar 101-vjetorin e Agjencisë së Pyjeve, Shërbimit Pyjor Shqiptar. Teksa shoh kontrastin e 50 mijë fidanëve, ku 10 mijë po i mbjellim sot, të tjerat në vijim, me atë që shohim përballë, është në fakt pasqyra ku duhet të shikojmë veten. Të shikojmë veten si shoqëri dhe të kuptojmë që i kemi bërë natyrës atë që nuk i bëhet hasmit. I kemi prerë vetë pyjet, i kemi rrënuar lumenjtë, i kemi gërryer kodrat. Në këtë sens, po ne vetë do duhet t’i kthejmë natyrës, vendit, shoqërisë, atdheut këtë borxh. Në qoftë se atdheu më përpara na kërkonte të merrnim pushkë, sot na kërkon të marrim lopatë dhe të mbjellim edhe të shlyejmë një detyrim që e kemi për një brez tjetër. Jo detyrimisht të gjitha këto pisha që mbjellim sot do e bëjnë hijen për ne, por sigurisht që do e bëjnë për fëmijët tanë, dhe fëmijët e fëmijëve tanë”, tha ai.

Veliaj komentoi dhe nismën e Bashkisë Tiranës për mbjelljen e pemëve të reja, duke sjellë një ndryshim në mentalitet. “Duket komplet pa sens edhe debati që patëm këtë vit sa pemë u mbollën, u mbollën 900 mijë apo 1 milion e 100 mijë. Po të rrish tërë ditën në kolltuk dhe të jesh analist nga krevati, dhe të rrish tërë ditën në rrjetet sociale, nuk mbillen pemët. Por duhet të bësh këtë që bëjnë studentët, apo këtë që bëjnë dhe miqtë tanë, që i kanë dedikuar jetën këtij shërbimi. Çdo ditë nga 1, nga 101, nga 10 mijë e 1, vetëm kështu bëhet ky kontribut. Shërbimi ka sjellë patjetër rezultat konkret kur vjen puna te pyjet, por ka sjellë edhe ndryshim të mentalitetit. Fakti që sot shikoj fëmijë të vegjël që mbjellin te kopshti, te çerdhja, te shkolla, poshtë pallatit, në lagje, te bahçja, do të thotë që jemi një shoqëri komplet tjetër. Ne e kemi fuqinë të transformohemi, kemi fuqinë të mendojmë ndryshe dhe kemi fuqinë të bëhemi europianë edhe pa hyrë zyrtarisht në Bashkimin Europian”, deklaroi kryebashkiaku Veliaj.

Ai dha lajmin e mirë për studentët e Universitetit Bujqësor të Tiranës, të cilët do të kenë mundësi që të kryejnë praktikat mësimore në Kopshtin Botanik. “Më vjen mirë që, jo vetëm ne si Bashki e Tiranës, që jemi punëdhënësi më i madh për studentët që mbarojnë degë të tilla, por duhet të inkurajojmë çdo bashki. Ne nuk duhet të kemi një histori suksesi. Ne duhet të jemi të gjithë një histori suksesi. Ndaj, më vjen mirë që do fillojmë punën së bashku edhe për Kopshtin Botanik. Të njëjtën gjë kemi bërë me studentët dhe me Fakultetet në UBT, edhe për kopshtin Zoologjik. Dua që të bëjmë të njëjtën gjë bashkë me Shkencat e Natyrës dhe me UBT për kopshtin Botanik dhe duhet të kthehet e gjitha në një hapësirë që është e aksesueshme edhe për qytetarët, por edhe për studentët për të bërë eksperimente, për të pasur atë punën prodhuese, për të bërë praktikat e tyre”, theksoi Veliaj.

Ai nënvizoi se vendi ynë ia doli me sukses që të 5-fishojë numrin e turistëve dhe është momenti që ata të shohin dhe një Shqipëri të re. “Ne kemi pasur vitin më të suksesshëm turistik. Kush e mendonte se do të kishim 5-fishin e banorëve si …/m.j

         

Next Post
VIDEO/ “Teresa dhe Maria”, Ukraina në Eurovizion me këngë për Nën Terezën dhe Shën Marinë

VIDEO/ “Teresa dhe Maria”, Ukraina në Eurovizion me këngë për Nën Terezën dhe Shën Marinë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

Irani vendos kushtin, ja sa anije në ditë do të lejohen të kalojnë Ngushticën e Hormuzit

April 9, 2026
VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

VIDEO / Sulmet në Liban, Mia Khalifa e përlotur: Amerika dhe Izraeli, shtete terroriste!

April 9, 2026
Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

Gjuha shqipe / Përplasje të forta mes partive shqiptare në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut

April 9, 2026
Dosja “Toyota Yaris”, merret vendimi nga Gjykata e Lartë për 3.4 milionë eurot e konfiskuara. Ja kujt do i kalojnë

Mbledhja në Gjykatën e Lartë, avokati: “Arresti me burg” duhet të jetë alternativa e fundit

April 9, 2026
Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

Presidenti iranian: Sulmet izraelite ndaj Libanit ‘shkelje flagrante’ e armëpushimit

April 9, 2026
Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

Vuçiç takohet me Sorensen: Dialogu mbetet rruga e vetme për zgjidhjen e çështjeve me Kosovën

April 9, 2026
Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

Ministrja Ibrahimaj: Ndërtimi u rrit me 17% në dekadën e fundit

April 9, 2026
Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

Hezbollahu rifillon sulmet kundër Izraelit, rreth 15 persona vriten në dy sulme në Libanin jugor

April 9, 2026
Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

Studiuesi francez për Kadarenë: Mbrojtja nga Enver Hoxha i kushtoi humbjen e Nobelit

April 9, 2026
BBC: Rritet çmimi i karburanteve nga frika e luftës në Izrael

Reuters: Rritet përsëri nafta. Irani po planifikon të vendosë një taksë prej afërsisht 1 dollar për fuçi

April 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In