Një nga mënyrat e kapjes së hershme të kancerit të gjirit është mamografia.
Instituti i Shëndetit Publik në bashkëpunim me Drejtoritë e Shëndetit Publik në rrethe prej kohësh, ofron shërbimin e mamografisë falas.
Ditën e sotme mamografia e lëvizshme ndodhet në Tiranë.
Për ndërgjegjësimin e femrave ndaj kancerit të gjirit pamja e sheshit “Skenderbej” në qendër të kryeqytetit ka ndryshuar duke u shndërruar në rozë dhe një aktivitet I quajtur “Markata Rozë” do të zhvillohet në 10:00.
Fushatat ndërgjegjësuese të ndërmarra po japin rezultatet e para pasi numërohen qindr afemra që kanë bërë ekzaminimin e mamografisë.
Zbulimi i hershëm i kancerit të gjirit shpëton jetë.