Kukësi është njëri nga qytetet më të prekura nga moti i keq me reshje të dendura dëbore, të shoqëruara më pas edhe nga ngricat e forta, që vazhdojnë të jenë prezent në të gjithë qarkun.
Ngricave të forta nuk u ka shpëtuar as liqeni i Kukësit ose siç njihet nga shumëkush Liqeni i Fierzës, që pjesë- pjesë ka ngrirë gjatë natës.
Me shkrirjen e dëborës pritet që të rritet edhe niveli i ujit në HEC dhe prodhimi i energjisë elektrike.
Ndërkohë që në Kukës ende ka probleme në disa zona të thella, të cilat prej disa ditësh kanë të bllokuara nga dëbora.
Ndërkohë që Emergjencat Civile vazhdojnë punën për zhbllokimin e rrugëve dhe shpërndarjen e ndihmave për banorët.