Duke iu përmbajtur traditës, edhe këtë vit bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama ka shtruar mbrëmë një darkë me gazetaret femra, por dhe figura të njohura të medias shqiptare. Në tryezën e përgatitur me detaje nuk mungoi as prezenca e kryeministrit Rama
Në fotot e publikuara në rrjetet sociale, u pa prezenca e disa prej figurave mediatike, por kishte dhe nga ato që nuk ishin ftuar. Pjesë e darkës ku thuhet se nuk munguan batutat ishin Eni Vasili, Anila Basha, Rudina Xhunga, Zana Çela, Sonila Agostini, Beti Njuma, Iris Luarasi, Alketa Vejsiu, Valbona Kurti, Monika Stafa, Jonida Shehu, Alba Malltezi, Arta Marku, Mira Kazhani, Genta Popa dhe Ilva Tare.
Por kishte dhe nga ato figura që nuk morën pjesë në darkë, si Arbana Osmani, Iva Tiço dhe Mimoza Picari, të cilat e justifikuan mungesën e tyre për arsye pune.
Pavarësisht kësaj, një ndër gazetaret që nuk ishte ftuar ishte dhe Desada Metaj, e cila nuk nguroi që të shkruante dhe një status në lidhje me darkën në ‘FB’. “Po të më kishte ftuar Linda në darkën me gazetaret sot (meqë asaj ja dëgjon fjalën burri) do i kërkoja t’i thoshte Edit t’vet të ftonte U2 në Tiranë… meqë s’jam po i lë porosi nja 2 shoqeve që do shkojnë t’i kërkojnë nja 2 check up falas nga ato të Vilmës dhe një kopje të projektligjit për portalet..”, shkruan Desada./bw/a.k