Në Liban kanë vendosur që të hedhin tanket në det për të krijuar shkëmbinj nënujorë artificialë që do të ndihmojnë në lulëzimin e jetës nën ujë. Mjetet e rënda ushtarake janë lëshuar në Detin Mesdhe, ashtu si furgonët dhe autobusët.
Ambientalistët i zhytin këto mjete në det në mënyrë që algat, koralet dhe bakteret të lulëzojnë dhe si rrjedhim tërheqin peshqit për hedhjen e vezëve. Shkencëtarët kanë përdorur tanke për të rritur jetën e detit në rajon që nga viti 2012, kur Dr. Michel Chalhoub nga Bejruti siguroi fonde për të rikthyer bukurinë në bregun e Tripolit.
ma.me