I ndodhur mes kodrave të Luginës ‘Larung Gar’, ky fshat i pabesueshëm ndodhet në Kinë.
Mijëra kasolle të vogla prej druri qëndrojnë afër njëra-tjetrës, kasolle këto që janë shtëpi për shumë budistë. Arsyeja e grumbullimit të shtëpive të vogla të kuqe qëndron tek një institut i madh fetar që ndodhet aty.
Pavarësisht vendndodhjes së izoluar, në këtë fshat ndodhet Akademia Budiste Larung Gar, vendbanimi më i madh budist në botë./a.k