Dy aksidente rrugore janë regjistruar pak pas mesditës së sotme në autostradën Tiranë-Durrës, të cilat kanë bllokuar për rreth 15 minuta lëvizjen e lirshme të automjeteve.
Nga raportimet paraprake në vendngjarje raportohet për dy aksidente që kanë ndodhur në të dyja kahet e lëvizjes, por fatmirësisht nuk raportohet për të lënduar.
Ndërkohë, policia është gjendur menjëherë në vendngjarje dhe ka arritur që për pak kohë të zhbllokojë lëvizjen e automjeteve në të dyja drejtimet./a.ç