Herolind Shala, një nga të larguarit nga kombëtarja e Shqipërisë drejt asaj kosovare ka lëshuar një mesazh pas ndeshjes. Ai flet me një mllef, duke pretenduar se i kishin nënçmuar. Megjithatë në fund të postimit ka një gafë nga ana e tij, ndoshta edhe prej emocioneve të shumta, raporton Panorama Sport.
“Të dua vendlindja ime”, shkruan në fundin e positmit, ndërkohë që vendlindja e Shalës është qyteti Porsgrun, Norvegji.
Nga ana tjetër më miqësor ka qenë Milot Rashica. Ai në foton e fundit të ndeshjes shfaqet me dy palestrina në duar, ku dallohet qartë se njëra është më flamurin e Kosovës dhe tjetra me atë të Shqipërisë. Edhe mesazhi është kuptimplotë. Rashica ishte një nga ata që De Biazi nuk e mori në Europian, ndaj dhe iu bashkua Kosovës.
ma.me