• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, February 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Kush është gruaja që u vra me sopatë nga burri pas konflikteve për tradhti

by A R
29/08/2016 16:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Zbardhen detaje nga krimi i rëndë në familjen Dervishi, pranë një kompleksi turistik në Golem të Kavajës, kur i moshuari goditi për vdekje me sëpatë në kokë gruan e tij 68-vjeçare.

golem11

“Panorama” mëson se shkak i krimit të rëndë kanë qenë zënkat mes çiftit për tradhëti. Por ndryshe nga sa ka deklaruar në polici vetë autori, se e vrau gruan pasi e kishte mbushur kupën, se ajo e kishte tradhëtuar dhe i kërkonte atij llogari, krejt e kundërta është e vërteta.

“Panorama” mëson se ata janë zënë për tradhëtitë që bënte 73-vjeçari. Ky i fundit, autor i krimit kishte gjithë jetën që e tradhëtonte të shoqen dhe për këtë arsye ata ziheshin shpesh.

viktima
viktima

Madje mësohet se ata ishin ndarë disa herë për këtë fakt por kanë qenë djemtë që i kanë pajtuar dhe janë rikthyer bashkë.

NGJARJA

Ngjarja ndodhi rreth orës 19:50, kur shtetasi Veli Dervishi që, sipas Policisë, kishte pirë disa gota raki, ka goditur gruan, Shazivare Dervishi me sëpatë, duke e lënë të vdekur në vend.

Sapo ka kryer krimin, ai i ka telefonuar njërit prej djemve që jetojnë në Tiranë dhe i ka thënë se kishte vrarë nënën e tij.

“Hajde shpejt në Golem. Kam vrarë nënën tënde…”. Këto kanë qenë fjalët që 73- vjeçari i ka thënë në telefon të birit, ndërsa e ka pritur aty pa lëvizur nga vendngjarja, derisa ai ka mbërritur. Djali i madh i çiftit e ka bindur të atin që të shkonte me të në Polici dhe të vetëdorëzohej.

Burimet thanë se kanë qenë të dy babë e bir, që janë paraqitur në Postën e Policisë së Golemit, duke rrëfyer atë çfarë kishte ndodhur.

Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW
Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW

Çifti Dervishi jetonin në Tiranë, në një apartament në rrugën “Muhamet Gjollesha”. Ndërsa kishin edhe një shtëpi pushimi pranë plazhit të Golemit, ku zakonisht shkonin gjatë verës për të kaluar disa ditë pushime. Edhe mbrëmjen e djeshme ata ndodheshin vetëm aty, prej disa ditësh, pasi kishin shkuar për plazh.

Veli dhe Shazivare Dervishi janë prindër të tre djemve, të cilët janë të martuar dhe jetojnë me familjet e tyre në Itali. Ndërsa dy të moshuarit prej disa vitesh jetonin vetëm. Njëri prej djemve ndodhej në Shqipëri këto ditë pasi kishte ardhur për pushime.

FLASIN FQINJET

Fqinjët e çiftit që tronditi Golemin një ditë më parë kanë folur për “Neës 24” duke treguar se ata ishin njerëz të qetë dhe nuk njiheshin për probleme.

“Ata vetëm për verë rrinin këtu, vetëm kaq kishim me ta, një mirmëngjesi, një mirëmbrëma. Nuk dinim që kishin konflikte i shikonim që dilnin bashkë bënin xhiro në darkë. U trembëm se i shikonim gjithnjë bashkë, asnjë herë nuk i kishim parë të konfliktohen. Fëmijët e dimë që i kishin jashtë shtetit, një në Angli një në Itali, por edhe djali i vogël, që vinte i vizitonte prindërit, që jetonte në Tiranë. Njerëz pa probleme, njerëz të mirë”, kanë thënë ata.

Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW
Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW
Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW
Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW
Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW
Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW
Pamje nga banesa ku ndodhi krimi, foto e marre nga BW
Next Post
Frutat dhe perimet që mund të konsumohen me lëkurë

Frutat dhe perimet që mund të konsumohen me lëkurë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

Goditi nusen e vëllait me sende të forta, procedohet penalisht 62-vjeçari

February 25, 2026
Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

Vengu: Shqipëria shton forcat te KFOR-i! Çfarë do ndodhë me Korridorin e VIII

February 25, 2026

Socialistët ‘vulosin’ nesër fatin e Ballukut, zbardhet agjenda e mbledhjes së grupit të PS

February 25, 2026
Përfituesit/ Detaje nga ligji i ri: Ja cilat janë pronat për të cilat nuk do paguhen taksa

“Sot e paguan me 5%, më vonë me 15%”, eksperti flet për ndryshimin e rivlerësimit të pasurisë

February 25, 2026
Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

Kinematografia shqiptare në zi, ndahet nga jeta aktori korçar Zhani Ziçishti

February 25, 2026
CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

CNN: Dhjetëra të dhëna të FBI mungojnë nga dosjet e Epstein, përfshirë intervistat e akuzuesve të Trump

February 25, 2026
Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

Detaje nga aksidenti që i mori jetën 7-vjeçarit: Fëmija ishte duke lypur, i ranë ca monedha në rrugë…

February 25, 2026
Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

Spiropali dhe Konjufca në kullën e familjes Jashari: Liria u pagua me jetë

February 25, 2026
Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

Kamionët kthehen në Qafë Thanë pas 4 ditëve të bllokuar, shkak shembja e rrugës

February 25, 2026
Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

Paralajmëron kreu i IKMT-së: Ndëshkim për çdo subjekt që nuk plotëson kushtet për sigurinë në kantiere!

February 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In