Shumë yje të njohura në këto ditë të nxehta i janë drejtuar bregdetetit.
Një gjë të tillë po e bën edhe këngëtarja e njohur Argjentina Ramosaj.
Ajo së bashku me bashkëshortin e saj kanë filluar pushimet.
Këtë e ka bërë të ditur vetë Argjentina përmes disa fotografive që ka postuar në profilin e saj në Instagram.
Argjentina dhe bashkëshorti i saj janë duke pushuar në Dhërmi.
Por ajo që bie në sy janë linjat perfekte të Argjentinës.
E veshur me bikini të gjelbërta, me një shami në kokë e me syze, këngëtarja e njohur duket shumë bukur dhe me stil.