Përpara se të bëni tatuazh, duhet të mendoheni mirë. Ky është rasti i një 28-vjeçareje në Angli, e cila tashmë është penduar për vendimin që mori 10 vite më parë.
Kur ajo ishte 18 vjeç, Adele Smith vendosi të bënte në gjoks tatuazh shenjat e putrave të qenit të saj duke paguar 200 Paund. Por, tani ajo thotë se ky tatuazh po e penalizon në jetë.
“Njerëzit nuk duan të më shohin apo të kenë lidhje me mua, dhe gjithçka për shkak të gjoksit tim. Tatuazhin e kisha menduar ta bëja si shenjë për të kujtuar Max (qenin e saj), por tani që shikoj gjoksin mendoj se çfarë gabimi kam bërë”, tregon 28-vjeçarja.
Adele ankohet se meshkujt nuk duan të dalin me të për shkak të tatuazhit që ka në gjoks… shenjat e putrave të qenit.
Ajo thotë se në universitet studentët filluan ta shikonin çuditshëm kur vinin re tatuazhin në gjoksin e saj, ndërsa të tjerë i bënin edhe komente fyese. Për këtë shkak, 28-vjeçarja filloi të vishej ndryshe duke mbuluar gjoksin, madje edhe në verë.
a.ç