Protesta e sotme e opozitës u shoqërua me tensione të shumta. Tubuesit sulmuan policinë te Ministria e Brendshme dhe për rreth 40 minuta ka pasur përplasje.
Ndërkohë, të lënduar sipas PD-së mbetën disa protestues por edhe kryeredaktori i Rilindjes Demokratike Bledi Kasmi.
“Policia godet në krye të detyrës kryeredaktorin e gazetës RD Bledi Kasmi duke raportuar për protestën”, deklaron zyrtarisht PD, teksa Kasmi shihet me kokën ulur.
Ai është futur në ambulancë ku është mjekuar nga stafi i urgjencës.