• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Krimi që shokoi botën: Lirohet babai që burgosi për 24 vite vajzën e tij në bodrum dhe kishin 7 fëmijë bashkë

by Java News
21/04/2022 18:54
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ishte një nga krimet më tronditëse që bota kishte parë ndonjëherë dhe përjetësoi të keqen e Josef Fritzl në mendjet e miliona njerëzve.

Në vitin 2008, kur Elisabeth Fritzl u tha oficerëve të policisë se ishte mbajtur rob nga babai i saj për 24 vjet, forcat e rendit vendas nuk ishin në dijeni për barbarinë e vërtetë të këtij krimi.

Josef Fritzl u arrestua menjëherë dhe gjatë një gjyqi, u zbuluan krimet e tij monstruoze, si dhe jeta e paimagjinueshme e dhimbjes dhe torturës që ai i kishte shkaktuar vajzës së tij dhe fëmijëve të tyre.

Gjatë periudhës së tmerrshme që jetoi, Elisabeth do të lindte me babain e saj përbindësh shtatë fëmijë, njëri prej të cilëve vdiq dhe u dogj nga babai i saj, gjatë gjithë kohës kur gruaja e Fritzl që nuk kishte asnjë dijeni për çfarë ndodhte, Rosemarie, jetonte një kat më lart.

Përfundimisht, Fritzl do të deklarohej fajtor për vrasjen e fëmijës, si dhe për pengmarrje, incest, përdhunim e skllavëri.

Ai u dënua me burgim të përjetshëm në një institucion psikiatrik austriak.

Por çuditërisht tani një trup gjykues shtetëror prej tre gjyqtarësh vendosi se ai duhet të largohej nga paraburgimi psikiatrik pasi vlerësimi i tij i fundit nxori përfundimin se ai “nuk përbën më asnjë rrezik”, tha një zëdhënës i gjykatës Ferdinand Schuster për Agjencinë e Shtypit Austriak.

Si filloi dhe përfundoi mbretërimi i terrorit të Fritzl-it

Krimi që SHOKOI botën/ Burgosi për 24 vite vajzën e tij

Josef Fritzl filloi të abuzonte seksualisht vajzën e tij Elisabeth kur ajo ishte vetëm 11 vjeç, gjë që e shtyu atë të ikte shumë herë nga shtëpia në fëmijërinë e saj.

Fritzl shpesh e gjente atë në pyll afër shtëpisë së tyre të pushimit për ta ngacmuar, duke i shkaktuar lëndime të rënda fizike dhe për ta detyruar atë të shikonte pornografi.

Dhe pasi ajo mbushi 18 vjeç, Fritzl tepër posesiv nuk ishte i përgatitur ta humbte atë.

Krimi që SHOKOI botën/ Burgosi për 24 vite vajzën e tij

Nën shtëpinë e tij në Amstetten, Austri, Fritzl filloi të punonte për ndërtimin e burgut të tij të vogël dhe më 28 gusht ai bëri lëvizjen e tij.

Pasi i kërkoi Elisabetës që ta ndihmonte të instalonte derën e bodrumit të papërshkueshëm nga zëri, Fritzel e përplasi atë, duke e mbyllur brenda.

Ajo nuk do të largohej nga qelia për 8642 ditët e ardhshme.

Fritzl ishte në gjendje të kalonte zhdukjen e Elisabeth duke i thënë policisë se ajo kishte përfshirë në një sekt më 29 gusht 1984 – ditën kur ai e drogoi dhe e tërhoqi zvarrë në burgun e tij.

Ndërsa ajo jetonte nën kontrollin e tij, Fritzl i shkaktoi gjëra të tmerrshme Elisabetës dhe fëmijëve të tyre.

Elisabeth kaloi 24 vjet në agoni, duke iu nënshtruar kalvarit të tmerrshëm të përdhunimeve, rrahjeve dhe mundimeve nga duart e tij.

Gjatë robërisë së saj, Elizabeta do të lindte me të atin shtatë fëmijë.

Kur Elisabeth iu lut Fritzl-it për më shumë hapësirë, ai pranoi dhe lejoi vajzën e tij dhe fëmijët e saj të zgjeronin qelinë duke gërmuar tokën me duart e tyre gjatë disa viteve.

Në vitin 1996, Elisabeth lindi djem binjakë, por kur njëri filloi të mbytej, Fritzl nuk bëri asgjë për ta shpëtuar dhe e pa atë të vdiste. Më pas e mori trupin e tij dhe e dogji.

Krimi që SHOKOI botën/ Burgosi për 24 vite vajzën e tij

Kapja e Fritzl

Fëmija më i madh i lindur në bodrum të Elisabeth u sëmur rëndë më 19 prill 2008 dhe ajo iu lut babait të saj që ta çonte në spital.

Mjekët ishin aq të habitur nga gjendja e vajzës së Elisabeth – një mungesë e vitaminës D e shkaktuar nga një jetë pa rreze dielli – ata thirrën policinë, e cila donte të kuptonte se çfarë ndodhi në të vërtetë.

Dhe në një rrëfim që tronditi botën, më 26 prill 2018, Elizabeth tregoi historinë e saj rrëqethëse.

Krimi që SHOKOI botën/ Burgosi për 24 vite vajzën e tij

Gjyqi

Kur doli lajmi për krimet të Fritzl-it, shumë njerëz nuk mund të kuptonin se si një njeri që dukej kaq i butë dhe i zakonshëm mund të ishte i aftë për këto lloj gjërash.

Pasi u dha një dëshmi me video nga Elisabeth, Fritzl më në fund u përball me fajin e tij ai pranoi gjithçka.

Ai tha: “Unë e pranoj fajin”.

Kur gjyqtari e pyeti se pse e pranoi fajin, Fritzl u përgjigj: “Dëshmia e vajzës sime. Më fal.”/m.j

Krimi që SHOKOI botën/ Burgosi për 24 vite vajzën e tij

Next Post
VIDEO: “Je budalla”, Donald Trump ofendon gazetarin dhe largohet nga emisioni: Fikni kamerat!

VIDEO: "Je budalla", Donald Trump ofendon gazetarin dhe largohet nga emisioni: Fikni kamerat!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

Tirana mirëpret për herë të parë takimin e Grupeve të Punës të EBRA-s, Ministrja Ibrahimaj: Modernizojmë regjistrat e biznesit

March 24, 2026
GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

GJKKO rrëzon kërkesën e mbrojtjes së Veliajt për aktet, caktohet seanca e radhës

March 24, 2026
Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

Iu bashkuan Salianjit, PD përjashton nga partia kryetarin e grupit të këshilltarëve dhe sekretarin e degës në Durrës

March 24, 2026
Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

Vrasja e dyfishtë në familje, Policia e Fierit jep detajet

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In