Militantët e organizatës terroriste ISIS, i kanë prerë kokën një kleriku 100-vjeç, pasi akuzohej se kishte praktikuar magjinë.
I burgosuri i quajtur Sufi Sheikh Sulaiman Abu Haraz, është tërhequr zvarrë deri tek vendi ku kishte për t’u kryer ekzekutimi i tij në Sinai të Egjiptit.
Një video e publikuar në internet, shfaqet momenti kur një burrë i veshur me rroba të zeza dhe maskë në kokë, përdor një shpatë gjigante për t’ia prerë kokën klerikut në prezencë të një turme ekstremistësh.
Momenti i tmerrshëm i ekzekutimit është filmuar nga militantët e ISIS-it të cilët duket se kënaqen derisa shohin duke u vrarë njerëz të pafajshëm. /a.m.