• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, January 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Klasikja e Europës Bayern-Real, një përballje historike mes tensionesh të larta

by Java News
25/04/2018 17:05
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
 Quhet klasikja e Europës. Ngërthen vëmendjen e krejt botës futbollistike, kurdo dhe kudo që të luhet. Bayern Munich-Real madrid është njëra nga ndeshjet më të ethshme të futbollit në glob. Dy gjigantë në vendet respektive, por edhe në kontinentin tonë, mjafton të shikosh trofetë e shumtë të fituar, ndër ta edhe Liga Kampionësh. Mbrëmjen e sotme, në “Allianz Arena”, është dueli i radhës, në kuadrin e gjysmëfinales së parë të Champions-it.

Përmes fotove dhe rasteve të mëposhtme, po ju tregojmë se kjo përballje ka qenë thuajse përherë e tensionit të lartë. Kartonët, ndërhyrjet e ashpra, kacafytjet në fushë, deri te gjakosja e lojtarëve, nuk kanë munguar. Si një parathënie edhe për duelet e radhës, në kërkim të finales së madhe të Kievit.

2222222222222

31.03.1976 – Ndeshje gjysmëfinale e Kupës Europiane (sot, Champions). Ishte fillimi i Bayern Munich si një gjigand europian. Me një atmosferë shumë të nxehtë, një tifoz kërceu mbi lëndinën e gjelbër dhe arriti ta kërcënojë drejtpërdrejt, fytyrë më fytyrë, kryesorin austriak, Linemayr. Ai u fut në histori si “i çmenduri” i stadiumit “Bernabeu”.

3333333333333

31.03.1976 – Ndeshje gjysmëfinale e Kupës Europiane. Ishte fillimi i Bayern Munich si një gjigand europian. Roberto Martinez shënoi për 1-0, por më pas Maier hodhi… hundën.

444444444444

14.04.1976 – Ndeshja e Kupës Europiane, Bayern Munich-Real Madrid. Bavarezët fitonin 2-0 dhe Amancio, në ndeshjen e tij të fundit në Kupën Europiane, u dërgua jashtë, pasi e pa kartonin e dytë të verdhë në minutën e 89-të.

5555555555555

08.05.1980 – Ndeshje miqësore, Bayern Munich-Real Madrid 9-1. Madrilenët pranuan të luanin këtë ndeshje për çështje ekonomike, pas vetëm dy trajnimeve verore, dhe Bayerni i sulmoi keq. Në pushimin mes dy pjesëve të lojës, ata ishin duke humbur… 7-0!

6666666666666

01.09.1981 – Trofeu “Bernabéu”, i vitit 1981. Bayern Munich shpërtheu ftesën e Madridit, duke shkaktuar një turp në gjysmëfinale, kundër Dinamo Tbilisit. Arbitri Pes Perez e përjashtoi Rummenigge për gjeste të turpshme ndaj publikut.

777777777777

08.04.1987 – Gjysmëfinalja e Kupës Europiane, Bayern Munich-Real Madrid. Albitri Valentine provoi reagimin e nxehtë të të bardhëve, pasi vërshëlleu një penallti inekzistente për Bayernin. Chendo bëri një hyrje të dhunshme ndaj Matthäus, edhe Juanito “hyri” në kokën e gjermanit. Pas duelit, ai kërkoi falje.

888888888888

25.04.1987 – Real Madrid-Bayern Munich, ndeshja përfundon 1-0. “Bernabeu” ishte territor armiqësor për popullin e Mynihut, deri në pikën që Udo Lattek, trajner i bavarezëve, foli me arbitrin që të mos luhej, nëse tifozët i mbanin objektet goditëse në duar. Augenthaler, pasi u copëtua me Hugo Sánchez, u dëbua nga fusha dhe bëri gjestin e “brirëve” në “Bernabeu”.

999999999999

03.05.2000 – Ndeshja gjysmëfinale e Ligës së Kampionëve, Raul dhe Kan, takohen në një moment të nxehtë të ndeshjes.

10101010

04.10.2002 – Ndeshja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Bayern Munich. Effenberg u godit nga një çakmak, në qoshe të fushës.

11000000

24.02.2004 – Ndeshja e raundit të parë të Ligës së Kampionëve. Roberto Carlos u përgjigj ashpër ndaj një ndërhyrjeje të vështirë nga Demichelis, me një goditje të fortë në fytyrën e tij.

1200000

20.02.2007 – Bayern Munich-Real Madrid 3-2. Van Bommel shënoi dhe iu dedikoi “krahun dhe brrylin” tifozëve në “Bernabeu”.

130000000

07.03.2007 – Bayern Munich-Real Madrid 2-1. Sergio Ramos shënoi një gol në minutat e fundit, që iu dha kualifikimin të tijve, por u largua nga Mynihu me një thyerje hundore,, pas një kërcimi me kokë.

1400000000000

25.04.2012 – Gjysmëfinalja e Ligës së Kampionëve, Real Madrid-Bayern Munich 2-1. Në goditjen nga pika e bardhë, Sergio Ramos e dështoi penalltinë vendimtare, duke e dërguar topin në “qiell”.

1500000000000

29.02.2000 – Kahn feston me mënyrën e tij provokuese fitoren e Bayern Munich 2-0 në “Bernabeu”, gjatë ndeshjes së fazës së grupeve.

160000000000

24.02.2004 – Kahn duke “vallëzuar” në ndeshjen e parë të raundit të dytë të Ligës së Kampionëve, në Mynih.

180000000

07.03.2007 – Kahn dhe Casillas afër “kacafytjes” gjatë ndeshjes së dytë të 1/8 finale të Champions-it. Bavarezët shkojnë në çerekfinale.

1900000000000

17. 18.04. 2017 – Dëbimi nga fusha i Vidalit me karton të kuq gjatë ndeshjes çerekfinale të kthimit të Ligës së Kampionëve, në “Bernabeu”. Real Madridi shkon në gjysmëfinale./ telesport/ma.me

Next Post
FOTO/ Sqipëria sureale e viteve ’80 në mediat holandeze

FOTO/ Sqipëria sureale e viteve '80 në mediat holandeze

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

Për herë të parë në histori, çmimi i arit kalon 5,000 dollarë

January 26, 2026
11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

11 viktima dhe miliona njerëz pa energji nga stuhia vdekjeprurëse në SHBA

January 26, 2026
Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

Remitancat ndryshojnë hartë, Anglia dhe Gjermania “rrëzojnë” Greqinë

January 26, 2026
Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

Dita e sotme me reshje shiu dhe shtrëngata, verilindja dhe Alpet me reshje dëbore

January 26, 2026
Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

Vizita në Izrael, Rama takim ‘kokë më kokë’ me Netanyahun, fjalim historik në Knesset

January 26, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Çfarë përfaqësojnë protestat me molotov?

January 25, 2026
Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

Pesë persona të plagosur nga të shtënat me armë zjarri në Berlin, dy prej tyre në gjendje kritike për jetën

January 25, 2026
E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

E reja përballet live me burrin: Nëna jote më ka çuar në polici, më akuzoi se e rraha! Mori thikën me vete dhe…

January 25, 2026
“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

“Trazira gjatë demonstratës”/ Mediat e huaja pasqyrojnë protestën e PD: U hodh molotov drejt Parlamentit

January 25, 2026
Fatos Nano!

Demokracia dhe marrja e pushtetit është edhe çështje kohe!

January 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In