• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, April 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Kim Jong Un del nga “bunkeri”, bukuria e gruas së tij mahnit Kinën

by Java News
28/03/2018 22:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Fjalët e para në arenën ndërkombtëtare të diktatorit të vendit më të izoluar në botë që udhëton me tren të blinduar dhe limuzinë. Udhëheqësit e Koresë së Veriut dhe Kinës me bashkëshortet e tyre. Pekini ka konfirmuar se udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un ka vizituar Kinën për të biseduar me presidentin Xi Jinping, në vizitën e tij të parë të huaj që kur ka marrë pushtetin. Njoftimi konfirmoi spekulimet që kishin nisur pasi një tren i njëjtë me atë që përdorej nga babai i diktatorit u pa të udhëtonte drejt Pekinit.  Xi bisedoi me Kim të Sallën e Madhe të Popullit në Pekin dhe ai dhe gruaja e tij Peng Liyuan organizuan një banket për Kimin dhe gruan e tij Ri Sol Ju.

“Pata bisedime të suksesshme me Sekretarin e Përgjithshëm Xi Jinping mbi zhvillimin e marrëdhënieve ndërmjet dy partive dhe dy shteteve, për situatat përkatëse të brendshme, ruajtjen e paqes dhe të stabilitetit në Gadishullin Korean, dhe për çështje të tjera” – tha Kimi në banket.

Raportohet se Kim Jong Un u angazhua gjithashtu për denuklearizimin e Koresë së Veriut nëse Shtetet e Bashkuara dhe Jugu shfaqin “vullnet të mirë”, me Kinën që pranoi ta mbështesë fqinjin e saj në rast se tensionet bërthamore shtendosen.

Kimi e vizitoi Kinën nga e diela deri të mërkurën së bashku me gruan e tij, Ri Sol Ju, bëri të ditur një agjenci koreanojugore, ndërkohë që presidenti Xi ka pranuar gjithashtu një ftesë për të vizituar Korenë e Veriut.

Udhëtimi i tij vjen disa javë pasi presidenti amerikan Donald Trump pranoi një ftesë për t’u takuar me Kim-in.

Analistët thonë se Kimi ka ndjerë nevojën për t’u këshilluar me aleatin tradicional të vendit të tij në prag të takimit të tij të planifikuar me Trumpin dhe presidentin e Koresë së Jugut Moon Jae-in.

“Nëse Koreja e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara i përgjigjen me vullnet të mirë përpjekjeve tona për të krijuar një atmosferë paqeje dhe stabiliteti, dhe marrin me faza masa të sinkronizuara për të arritur paqen, çështja e denuklearizimit të gadishullit mund të zgjidhet”, – tha Kim, sipas përmbledhjes së agjencisë Xinhua lidhur me takimin e tij me Xi.

Ndërkohë, gruaja e Kim Jong Unit e mahniti publikun kinez me veshjet e saj tejet moderne teksa shoqëronte udhëheqësin koreanoverior gjatë vizitës së tij suprizë në Kinë gjatë kësaj jave.
Ri Sol Ju, zonja e parë e Koresë së Veriut, u pa me të paktën tre veshje të ndryshme gjatë qëndrimit në Pekin.

Shumë qytetarë kinezë bënë komente në Weibo, një rrejhet social popullor në Kinë, për të vlerësuar paraqitjen e Ri-së. “Ri Sol-ju është vërtetë e bukur dhe e adhurueshme. Mund të them se mund t’i shkonte emri ‘zonja e parë e diplomacisë”, është më e mirë se motra e Kimit”, – shkruante një përdorues.

William Tang Tat Chi, një stilist nga Hong Kongu, tha se veshja e Ri-së ishte e përmbajtur edhe pse jo konsevratore, sikurse raportoi South China Morning Post.

Next Post
I burgosuri për dhunë në familje shokohet pasi lë qelinë, i zhduken gruaja dhe fëmijët

FOTOT/ Shkodër, të shtëna me armë afër shkollës ‘Oso Kuka’, një i plagosur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

1979-ta është viti që shpjegon Donald Trumpin

April 10, 2026
“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

“Porti u anulua nga ndërkombëtarët”, Berisha: Qeveria ka bllokuar integrimin në Bashkimin Europian

April 10, 2026
Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

Zbulohet bazë falsifikimi diplomash gjimnazi dhe universiteti në Tiranë, arrestohet 51-vjeçari

April 10, 2026
A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

A do të sigurojë Trump një marrëveshje më të mirë se Obama me Iranin?

April 10, 2026
Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

Balla takim me Ambasadorin gjerman Bergner: Gjermania mbështet fuqimisht rrugën e Shqipërisë drejt BE-së

April 10, 2026
Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

Mes shëndetit të rënduar këngëtari i njohur turk shpërthen ndaj të birit: Nuk e dua dhe nuk e fal

April 10, 2026
BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

BE mund të blokojë 1.5 miliardë euro për Serbinë, shkak ndërhyrja qeveritare në sistemin e drejtësisë

April 10, 2026
Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

Rritja e çmimit të naftës, shoqatat e transportit publik paralajmërojnë ndërprerjen e shërbimit

April 10, 2026
Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

Panik në fluturimin Vjenë-Tiranë, avioni kthehet pas 10 minutash fluturim, shkak tymi në bord

April 10, 2026
“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

“Ju jeni të parët”! Rama me pensionistët në Tiranë, njofton paketën e re për familjet në nevojë

April 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In