Kourtney Kardashian dhe Scott Disick janë prova e gjallë se prindërit bëjnë gjithcka për fëmijët. Dy ish- bashkëshortët, tre fëmijët dhe e dashura e Scott- it, Sofia Richie po pushojnë të gjithë së bashku në Meksikë. Ndonëse tingëllon tepër e sikletshme, grupi duket se po kalon mirë, të paktën nisur nga fotot e publikuara. Motra e Kourtney- t, Khloe ka vlerësuar vendimin e marrë nga Scott dhe Koutney. “Pafundësisht krenare për të gjithë ata!!! Kjo është DASHURI!! Fëmijët e tu para të gjithëve!! Të gjithë njerëz të rritur të mrekullueshëm!!!”/a.meta