Merita Buçi u përpoq të mbronte djalin e saj dhe për të mos i ndodhur gjë 6-vjeçarit nuk pati frikë të përleshej me grabitësit. Gruaja, nënë e tre vajzave dhe një djali mbeti e plagosur me një plumb në këmbë mbrëmjen e kaluar në dyqanin që kishin në pronësi në oborr të shtëpisë, kur dy persona tentuan t’i grabisnin.Bashkëshorti i saj Agim Buçi për fat të keq nuk mundi t’i mbijetonte plagëve dhe ndërroi jetë pa mbërritur në spital. Familja Buçi jetonte prej kohësh në Kamëz, ku gruaja merrej me dyqanin, ndërsa Agimi punonte në Durrës.
Vajza e madhe e çiftit ishte martuar pak kohë më parë, ndërsa vajzën e dytë e kishin fejuar. “BalkanWeb” sjell foton familjare në dasmën e vajzës. Fqinjët e familjes folën fjalët më të mira për 53-vjeçarin që mbeti i vrarë dhe thanë se familja e tyre ishte shumë e nderuar, ndërsa nuk e fshehin dot tronditjen. /ma.me













