Faqet “Rich kids of …” në Instagram janë kthyer në modë, ku të rinj nga shumë vende të botës tregojnë jetën luksoze që bëjnë.
Ky trend është përhapur së fundmi edhe në Shqipëri, pasi në Instagram është krijuar faqja “Rich kids of Albania”.
Në fotot e të fëmijëve pasanikë shqiptarë, një pjesë e të cilëve fëmijë deputetësh, ministrash, ish-ministrash, drejtuesish të lartë apo edhe biznesmenësh të lidhur ngushtë me politikën, ajo që të bie në sy janë makinat luksoze, tufat me para, apo edhe orët e shtrenjta.