• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Jo vetëm Venecia, ja qytetet e mrekullueshme pa makina

by A R
08/08/2016 16:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bota tani e ka pranuar se rrugët e qytetit duhen projektuar për njerëzit e jo për makinat. Milano paguan qytetarët të lënë makinat në shtëpi, Parisi ka dyfishuar korsitë e biçikletave dhe jep bonuse në para për ata që shkojnë në punë me biçikletë, ndërsa Hamburgu e ka kthyer biçikletën në mjetin e parë të lëvizjes.

Ky revolucion po ndodh pikërisht në kryeqytetet evropiane të cilat janë projektuar qindra ose mijëra vjet para se të vinin makinat.

Por ka edhe qytete ku makinat janë të ndaluara. Ja cilët janë 7 qytetet që nuk kanë as edhe një makinë.

1. Giethoorn, Hollandë

Nëse jeni nga ata persona që e urrejnë trafikun, atëherë vendi i duhur për ju gjendet në Hollandë, në provincën e Overijssel. Sekreti i këtij qyteti të vogël nuk është mospasja e makinave, por mungesa e rrugëve të vërteta. Bëhet fjalë për qytetin e Giethoorn, i njohur si Venecia e veriut, sepse rrugët e vetme në të janë kanale ujore që lidhin shtëpitë me qendrën e qytetit.

Këto kanale ujore kanë pak të përbashkëta me Venecian e sotme, pasi Giethoorn është në fakt një qytezë e vogël me 3 mijë banorë, e themeluar nga mercenarë të cilët në vitin 1230 u vendosën në këtë tokë. Qyteza është pa rrugë sepse ishte ndërtuar për të fshehur banorët e saj nga persekutimet fetare të shekullit XII. Vetëm vite më vonë murgjit ndërtuan kanalet ujore ashtu siç janë edhe sot.

Sot, kjo qytezë duket sikur ka dalë nga një përrallë, me shtëpitë e bukura që gjenden në ishuj të vegjël të izoluar, të lidhura me mbi 150 ura ndërmjet tyre. Kjo qytezë, është padyshim një nga destinacionet më të mrekullueshme e të fshehura të Amsterdamit që nuk duhet humbur.

2. Ishulli Mackinac, Micigan

Në këtë vend nuk ka smog dhe as ndotje të ajrit. Makinat janë të rralla dhe të gjithë kanë biçikleta. Në këtë qytet jetojnë rreth 500 banorë.

Bëhet fjalë për ishullin Mackinac Island, i cili është cilësuar si ishulli më ekologjik në botë dhe ndodhet në SHBA, në liqenin Huron, mes dy gadishujve të Shtetit të Michiganit.

Në ishull makinat janë ndaluar me ligj në vitin 1898 dhe ajo që i mrekullon turistët është qetësia dhe gjendja e rrugëve.

Ky ishull amerikan është pa dyshim një vend për tu pasur zili dhe që na çon paksa pas në kohë, në një jetë përpara revolucionit të dytë industrial dhe të motorit të shpikur nga Ford. Masat e ndalimit të automjeteve datojnë që nga viti 1870, për të ruajtur disa thesare natyrale, pasi 80% e territorit është shpallur pasuri publike.

3. Hidra, Greq

Në detin Egje, midis gjireve të Saronik dhe Argolik gjendet ishulli Hidra. Qyteti kryesor është Port Hidra, ashtu sikurse është quajtur qyteti klasik grek: shtëpitë e bardha që mbulojnë kodrat e zonës dhe një oqean i pastër, qëndron aty pranë. Ishulli është ruajtur me ligj nga ndërtesat e reja dhe qyteti nuk ka makina për shkak se rrugët janë shumë të ngushta dhe të pjerrta. Pra, Hidra është në të njëjtën gjendje sikurse ishte 50 vjet më parë.

4. Fire Island, New York, SHBA

Askush nuk është i sigurtë se si Fire Island mori emrin e tij. Disa thonë se kjo ishte për shkak të një gabim në drejtshkrim, të tjerë këmbëngulin se emri vjen nga një rast kur piratët i vunë zjarrin ishullit.

Por ishull në brigjet e Long Island nuk është i njohur për emrin e tij; por për madhësinë. Edhe pse është 50 km i gjatë, ishulli është më pak se një kilometra i gjerë. Ishulli nuk është mjaft i gjerë për makinat. Njerëzit e ishullit kanë hequr dorë nga makinat dhe përdorin biçikleta.

Mungesa e makinave do të thotë gjithashtu se njerëzit ecin në këmbë pothuajse kudo.

5. Paqueta, Brazil

Ky ishull në brigjet e Brazilit ishte fillimisht shtëpia e fisit indian Tamoio, një fis kryesisht gjuetarësh. Kur francezët pushtuan vendin e tyre, Tamoio u bashkuan me portugezët dhe mundën rivalët e tyre. Ky konflikt shënoi kthesën e ishullit nga gjuetarë në një ishull për të prodhuar fruta dhe perime. Sot, me rrugët me kalldrëm dhe pa automjete, Paqueta ruan të njëjtën bukuri të saj sikurse dikur.

6. Venecia, Itali

Madhështor, i bukur, i qetë, i zhurmshëm, i ftohtë, i nxehtë, i pastër, aty është çdo gjë tokësore dhe jashtëtokësore, shtrihet mbi valëdallgët e detit Adriatik, si një këmbanë e madhe qiellore ku uji dhe qielli nuk njohin dhe nuk ndajnë kufij.

I vetmi qytet në botë pa makina.

I vetmi qytet në botë pa motoçikleta dhe motorë.

I vetmi qytet në botë që udhëtohet vetëm dhe vetëm me anije, vaporë, gondola, skafe. I vetmi qytet që shkallët e shtëpive lagen nga ujërat e kripura të Adriatikut.  Kur e shikon ashtu të bukur me ato ndërtesa karakteristike të mirëmbajtura, askujt s’ia merr mendja se Venecia e ka datën e lindjes më 25 mars të vitit 421 pas Krishtit.

Me madhështinë e tij, enigmën, ai duket po aq i ri sa dhe i vjetër, sa modern po aq dhe antik. Dora e njeriut e ka ndërtuar në mënyrë të tillë që ai të jetë çdo ditë si në 4 stinë dhe çdo vit si në çdo shekull.

7. Vauban, Gjermani

Ky qytet i vogël progresiv në Gjermani u krijua që të jetë një vend i qëndrueshëm për njerëzit që jetojnë atje. Qyteti ishte planifikuar me qëllim që të bëhet njësh me mjedisin, ekonomikisht dhe shoqërisht i qëndrueshëm.

Qëllimi i tyre kryesor ishte që të hartohej një qytet në një mënyrë të tillë ku qendra e qytetit të ishte krejtësisht e lirë dhe pa makina. Qëllimet e tjera përfshijnë krijimin e bizneseve, parqeve publike, shkollave dhe shtëpive të përshtatshme për të jetuar për ata që zgjodhën të jenë në Vauban

. Ndonëse qendra e qytetit nuk e lejon makina, ata që zgjedhin të kenë makina duhet ti parkojnë ato në një zonë periferikë të qytetit. 40 për qind e qytetarëve të cilët zgjodhën të heqin dorë nga makinat ju dha një shpërblim monetar ose përdorim të lirë të tramvajit. Sot, Vauban ka 5.000 banorë dhe 600 vende pune lokale./ TO/a.m.

1-1222-1153-1124-1065-986-947-86

Next Post

Ja mosha kur femrat arrijnë më lehtë orgazmën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

Bombardues në ajër dhe 17,000 trupa gati për operacione tokësore në Iran: Ishujt janë objektivat e parë

March 30, 2026
“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

“Kemi çmimin më të lartë neto të hidrokarbureve në rajon”, Braçe në Kuvend: Një shoqatë ‘kartel’ kërcënoi sigurinë kombëtare

March 30, 2026
Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

Vendim i papritur, trajneri që dështoi në play-off të Botërorit është gati të rinovojë kontratën pas Ukrainë-Shqipëri

March 30, 2026
Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

Pse nuk kandidojnë dy më të votuarit në PD, përballë Sali Berishës?

March 30, 2026
Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

Kushtetuesja rrëzon kërkesën për mospjesëmarrjen e deputetëve në seancën për Presidentin

March 30, 2026
Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

Kuvendi në seancë plenare, në rend të ditës problemet e zgjedhësve dhe transparenca e institucioneve

March 30, 2026
“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

“Humbja me Poloninë dhemb”, Silvinjo flet para sfidës me Ukrainën

March 30, 2026
I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

I dëboi nga PD, mesazhi i Berishës për të përjashtuarit: Moment pozitiv për partinë, nuk i duam në gjirin tonë

March 30, 2026
NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

NATO kap raketën e katërt nga Irani drejt Turqisë

March 30, 2026
Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

Roli i Trump në luhatjet e tregjeve të naftës

March 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In