Në seancën e 23 shtatorit në Parlament pati një debat të ashpër mes kryeministrit Edi Rama dhe deputetit të Partisë Demokratike Asllan Dogjani. Ky i fundit e akuzoi kreun e qeverisë dhe ministrin e brendshëm Saimir Tahiri për implikim në trafikun e kanabisit, por sot gjërat duket se janë “sheshuar”.
Siç e shihni edhe në fotot ekskluzive që sjell Citynews, Rama dhe Dogjani ishin bashkë sot, në një tavolinë, në barin e Kuvendit, bashkë me dy deputetë të tjerë të PD-së, Luçiano Boçin dhe Bedri Mihajn.
Dogjani dhe Rama jane perplasur disa here ne parlament, sidomos vitin e kaluar kur nisi eksodi masiv i azilkerkuesve drejt Gjermanise.
Kujtojmë se Asllan Dogjani, para se të bëhej deputet i PD-së, ka qenë deputet i Partisë Socialiste./a.m.