• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, March 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Jeton tek banesa pranë ‘Petro Ninit’, pezullohet punonjësja e ‘Shqiponjave’

by Java News
12/03/2019 11:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pezullohet nga detyra efektivja e policisë që banon tek banesa pranë shkollës “Petro Nini”. Drejtuesit e policisë së Tiranë, i kanë komunikuar sot gojarisht urdhrin e pezullimit me motivacionin se ka penguar punonjësit e policisë në ushtrimin e detyrës. Blerta Dervishi ishte punonjëse e policisë pranë Repartit “Shqiponja” në Policinë e Tiranës. Ajo banon bashkë me 14 persona të tjerë në ndërtesën tek ‘Petro Nini’, ndërsa ditën e djeshme Përmbarimi shkoi pranë tyre për t’i nxjerrë jashtë, pasi tokës ku është ndërtuar banesa i ka dalë pronari. Thuhet se ka vendim gjykate të formës së prerë, të cilin përmbaruesit shkuan ta ekzekutojnë një ditë pasi njoftuan familjarët të lirojnë banesën.

Blerta Dervishi dhe banorët e tjerë nuk pranuan të dalin nga banesa duke shkaktuar përplasje të forta me përmbaruesit. Skena të dhunshme që u bënë në sy të fëmijëve. Përmbarimi tentoi të hapë me dhunë derën e jashtme të banesës ndërsa pas saj gjendeshin familjarët duke mos e lejuar këtë veprim. Blerta Dervishi u filmua edhe një moment nga kamerat teksa i hoqi nga dora njërit prej banorëve, një sëpatë që mbante në dorë pas portës së hekurit. Ka shmangur në çdo moment përshkallëzimin e situatës në dhunë, por shpërblimi që mori ishte pezullimi nga detyra.

Dje me urdhër të ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, u lirua nga detyra edhe drejtori i Policisë së Tiranës, Kastriot Skënderi ndërsa vendin e tij e mori përkohësisht zv.drejtori Dhimitraq Ziu. Ministri kritikoi efektivët për punë jo efikase.

Nuk ishte aspak një ditë e zakonshme për Blerta Dervishin, ish-sportisten që tashmë u pezullua nga reparti i Shqiponjave. Ajo dje nuk ishte krah kolegëve por përballë tyre, teksa mbronte me forcë shtëpinë e saj që rrezikon t’i shembet. Blerta Dervishi qëndroi për gjashtë orë krah familjarëve të saj, duke hasur në kundërshtinë e forcave policore të cilat ishin të vendosura aty për të ruajtur rendin dhe sigurinë.

Shqiptarja.com mëson më herët ajo i ka shkruar personalisht kryeministrit Edi Rama për t’i kërkuar zgjidhje për situatën, por ka marrë si përgjigje po të njëjtin qëndrim të shprehur dje nga kreu i ekzekutivit, që kjo nuk është përgjegjësi i tij, por e gjykatave.

/a.meta

Next Post
Rama me studentët ekselentë: Administrata të bëhet si ju, jo ju si administarta

Rama me studentët ekselentë: Administrata të bëhet si ju, jo ju si administarta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

Noka: Shqiptarët, turistë ditorë në vendet e rajonit për të blerë naftë. Si e katandisi Rama vendin në 13 vite

March 29, 2026
Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

Përgjegjës për programin bërthamor, vritet në sulmet ajrore shkencëtari iranian

March 29, 2026
“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

“Çmimet e ushqimeve janë rritur deri në 50%”, Xhixho: Qeveria i shmanget përgjegjësisë, nafta shkoi 218 lekë/litër

March 29, 2026
“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

“Po luani me jetën”, Lamallari paralajmëron shoferët: Nuk ka tolerancë ndaj përdorimit të celularit në timon!

March 29, 2026
Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

Zgjedhjet në PD Elbasan, akademikja Doris Madhi denoncon: Po më përjashtojnë në mënyrë arbitrare

March 29, 2026
Bukë, mish e perime. Shqiptarët 40% të të ardhurave i shpenzojnë për ushqime

VIDEO / Kriza e rritjes së çmimeve, pensionistët nuk kanë mundësi as për një kafe

March 29, 2026
Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

Peleshi nga Korça: Nuk ka përçarje në PS, ka vetëm mendime të ndryshme

March 29, 2026
Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

Ambasada e SHBA: Regjistrohuni në programin STEP për udhëtimet jashtë vendit

March 29, 2026
Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

Zhvendosen nga Porto Romano në fshatin Vrinë, 102 kontejnerët me mbetjet toksike

March 29, 2026
Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

Arabia Saudite rrëzon 10 dronë, rriten tensionet në rajonin e Gjirit

March 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In