Italia i ka dhënë lamtumirën kapitenit të Fiorentinës Davide Astori, i cili u nda nga jeta të dielën per shkak te një ataku kardiak. Mijëra qytetarë ishin të pranishëm në ceremoninë mortore në Katedralen e Firences.
I pranishëm ishte edhe ekipi i Juventusit, i sapo kthyer nga Anglia pas ndeshjes së mbrëmshme me Totenhem. Totti, Inzaghi dhe mjaft figura të tjera bën homazhe për Astorin, ndërsa Buffon u përlot. 31-vjeçari Davide Astori ndërroi jetë të dielën para ndeshjes me Udinesen nga një atak kardiak. /MA.ME