Kur shkon në Valbonë, rrugës të bien në sy këto rrethime , tabela e roje që të thonë
mos fotografo.
Shikoni si po shkatërrohen këto bukuri të rralla, ku janë ambjentalistët që bënë namin kur u ndërtua këndi i lojrave te liqeni, ku nuk u pre asnjë pemë? Dini gjë? Mbase fotot nuk kanë efektin e duhur se janë bërë në distancë, ngaqë nuk të lejojnë.
Është plot roje, beton e zhurmë Valbona, tani. Zhurma e betoniereve shkon bujtinë, me bujtine, si zhurma e bishës që po vret të bukurën. Valbona na la. Të na rrojnë ambjentalistët./dritare.net/
a.ç