• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Ja pse Albana Vokshi refuzon të dëgjohet Ilir Beqaj, pasi e ka thirrur vetë në Komision

by S T
12/11/2024 18:10
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për gati katër orë, deputetja e PD, Albana Vokshi, refuzoi që Ilir Beqaj të flasë para Komisionit dhe të lexojë deklaratën paraprake të mbrojtjes së tij, duke shkelur çdo të drejtë të një dëshmitari të thirrur në Komision dhe duke zbatuar dy standarde të ndryshme me të thirrurit e tjerë. Arsyeja është se kërkesa e zotit Beqaj dhe prezantimi i tij i rrëzon asaj propagandën politike dhe i zhbën gjithë gënjeshtrat që ka thënë deri më sot në Komision.

Më poshtë keni kërkesën e avokatit të Ilir Beqajt dhe pamjet që duhej të paraqiteshin në monitor:

Lënda: Kërkesë për marrjen paraprakisht nga Komisioni të një vendimi të ndërmjetëm në lidhje me kërkesën e bërë nga z. Ilir Beqaj për asistencë teknike gjatë dëshmisë së tij të datës 12.11.2024.

Drejtuar: Komisionit Hetimor të Kuvendit të Shqipërisë për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe të Check-Up në Shëndetësi Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. 4, Tiranë, Shqipëri

Anëtarë të Komisionit:

Znj. Albana Vokshi

Z. Edmond Spaho

Znj. Edona Bilali

Z. Ilir Metaj

Z. Ilirian Pendavinji

Znj. Ina Zhupa

Z. Klevis Xhoxhi

Znj. Klodiana Spahiu

Znj. Milva Ekonomi

Z. Petrit Vasili

Z. Petro Koçi

Z. Plarent Ndreca

Z. Saimir Korreshi

Z. Xhelal Mziu

Znj. Zheni Gjergji

E nderuar Komision,

Sot më datë 11.11.2024, ora 16:47 PM, përmes një email-i zyrtar të dërguar me porosi të Kryetares së Komisionit Hetimor, znj. Albana Vokshi, unë, Av. Ermal Yzeiraj, në cilësinë e përfaqësuesit ligjor të z. Ilir Beqaj, jam njoftuar për refuzimin që i është bërë kërkesës së z. Ilir Beqaj për marrjen paraprakisht nga Komisioni të masave teknike për mundësimin e paraqitjes nga z. Beqaj të dëshmisë së tij edhe në rrugë elektronike me PowerPoint, thjesht me arsyetimin si më poshtë:

“I nderuar zoti Yzeiraj, Me porosi të Kryetares së Komisionit Hetimor për Shërbimet Publike të Sterilizimit dhe Check-Up në Shëndetësi, zonjës Vokshi, ju bëjmë me dije se dëshmitari vjen në mbledhjen e Komisionit Hetimor për t’iu përgjigjur pyetjeve të anëtarëve të Komisionit, me qëllim ndihmën e hetimit parlamentar dhe jo për të bërë prezantime, sepse nuk është konferencë/seminar. Ilir Beqaj është dëshmitari dhe u përgjigjet strikt vetëm pyetjeve të anëtarëve. Faleminderit! Ditë të mbarë.”**

Duke e konsideruar këtë vendim individual të Kryetares së Komisionit si një vendim të marrë jo në përputhje me kompetencat e saj, të përcaktuara në ligjin nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, dhe njëkohësisht si një vendim të marrë në shkelje të kompetencave ekskluzive të Komisionit si organ kolegjial, në mbrojtje të cenimit të hapur që i është bërë në rastin konkret të drejtave legjitime procedurale të z. Ilir Beqaj si dëshmitar në këtë proces, kërkoj nga Komisioni marrjen në shqyrtim dhe aprovimin e kërkesës sonë teknike për mënyrën e paraqitjes së dëshmisë së z. Ilir Beqaj para Komisionit edhe në rrugë elektronike, bazuar në argumentet si më poshtë:

Së pari, më lejoni t’ju vë në dukje që, në rastin konkret, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i kolegjialitetit në vendimmarrje”. Sipas përcaktimeve të bëra në nenin 13 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, vendimet që lidhen me administrimin e provave dhe materialeve të tjera, si dhe mënyrën e dhënies së dëshmisë, duhet të merren me një “vendim të ndërmjetëm” nga shumica e anëtarëve të pranishëm të Komisionit. Në rastin konkret, vendimi për të ndaluar përdorimin nga dëshmitari të materialeve mbështetëse si PowerPoint nuk mund të merret njëanshmërisht nga Kryetarja e Komisionit, por vendimmarrja në këtë rast kërkon domosdoshmërisht pjesëmarrjen dhe aprovimin kolegjial të anëtarëve të Komisionit.

Së dyti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i procesit të rregullt ligjor”. Ligji kërkon që çdo vendim lidhur me pyetjen e dëshmitarit të merret nga Komisioni Hetimor, përmes një vendimi të ndërmjetëm, duke respektuar të drejtën e dëshmitarit për një proces të rregullt. Vendimi i njëanshëm nga kryetarja bie ndesh me këtë parim procedural.

Së treti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, është shkelur “parimi i ushtrimit të kompetencave të caktuara me ligj”. Referuar përcaktimeve të bëra në nenin 10 dhe 13 të ligjit nr. 8891, datë 02.05.2002 “Për organizimin dhe funksionimin e Komisioneve Hetimore të Kuvendit”, të ndryshuar, Kryetarja e Komisionit nuk ka asnjë kompetencë apo fuqi juridike për të kufizuar mënyrën e paraqitjes së dëshmisë nga dëshmitari, pa pjesëmarrjen në vendimmarrje të anëtarëve të tjerë të Komisionit. Kryetarja e Komisionit ka për detyrë drejtimin e punimeve të Komisionit, por jo të shmang procedurën e marrjes nga Komisioni të një vendimi të ndërmjetëm në lidhje me kërkesën për asistencë teknike gjatë dëshmisë të bërë nga dëshmitari z. Ilir Beqaj.

Së katërti, përmes vendimmarrjes individuale të Kryetares së Komisionit, janë cënuar haptazi të drejtat procedurale të z. Ilir Beqaj si dëshmitar për të paraqitur para Komisionit, në mënyrën/formën që ai e gjykon si më të përshtatshme: deklaratat e tij paraprake në lidhje me pyetjet, përgjigjet e tij në lidhje me pyetjet, si dhe provat dhe materialet që ai mendon se mbështesin dëshminë e tij dhe i shërbejnë punës hetimore të Komisionit.

Theksojmë që bërja e një kërkese të tillë teknike nga ana e z. Ilir Beqaj, për shoqërimin e dëshmisë së tij edhe përmes mjeteve elektronike (në PowerPoint), është një praktikë e njohur dhe e aplikuar rëndom edhe në komisione të tjera të ngjashme parlamentare, si p.sh. në rastin e Komitetit të Senatit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me objekt: “Cambridge Analytica and the Future of Data Privacy”. Ndërkohë, vetë Kryetarja e Komisionit, në seancat e mëparshme, ka lejuar dëshmitarët e tjerë të flasin pa ndërprerje për më shumë se 45 minuta, madje edhe me prezantime elektronike.

Me respekt, Av. Ermal YzeiraJ

Next Post
Me sytë e mendjes tek e drejta dhe liria

Me sytë e mendjes tek e drejta dhe liria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

“Nuk kam takuar tjetër shkrimtar veç Kadaresë”, Rama: Jam i dashuruar me gjuhën shqipe

April 5, 2026
Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

Fermerët do blejnë naftë me çmim tregu, e dini sa do rriten çmimet?

April 5, 2026
Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

Tragjedi në Gjermani! Pema rrëzohet nga era e fortë, 3 viktima në festën e Pashkëve

April 5, 2026
68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

68-vjeçari i arrestuar për dhunë ndërroi jetë në spital, dikur tentoi të vetëdigjej, flasin fqinjët: Dhunonte motrat

April 5, 2026
“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

“Skema në bujqësi, antikombëtare. Fermerët, kthim te parmenda”

April 5, 2026
“Epsteini” ynë

Korrigjimi i dështuar i një politike të dështuar subvencionesh për fshatin

April 5, 2026
Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

Paralajmërimi i fortë i Trump për Iranin, reagon Rusia: Hiq dorë nga ultimatumi!

April 5, 2026
Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

Ministri i Drejtësisë në IEVP për Pashkë: Ringjallja është kujtesë se asnjë histori nuk mbyllet përfundimisht

April 5, 2026
Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

Nga Tirana në Teheran, Tritan Shehut i “ngec” kilometri i fundit në komente

April 5, 2026
Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

Sapo ishte liruar nga burgu, humb jetën 50-vjeçari shqiptar në një stacion treni në Itali

April 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In