Bunkeri bërthamor i Luftës së Ftohtë i presidentit Tito të ish-Jugosllavisë është transformuar tashmë në një galeri arti.
Bunkeri ishte një qytet nëntokësor për presidentin jugosllav, gruan e tij dhe zyrtarët e rëndësishëm.
Ai ishte planifikuar të strehonte 250 njerëz të kupolës së regjimit komunist në ish-Jugosllavi.
Bunkeri përfundoi së ndërtuari në Bosnjë në vitin 1979. Ka 6500 metra katrore sipërfaqe dhe ka kushtuar rreth 4,6 miliardë dollarë.
Pavarësisht investimeve në beton dhe filtra antibërthamorë, në mobilim ky bunker nuk përfaqëson ndonjë rezidencë luksoze.