Tre shqiptarë janë arrestuar gjatë ditës së djeshme nga policia italiane në rajonin e Reggio Emilia. Sipas mediave italiane në pranga kanë rënë shqiptarët Darjel Prushi dhe Armando Dobrozi 21 vjeç, si dhe Xhoni Leka 20 vjeç. Tre të rinjtë shqiptarë akuzohen për vjedhjen e rreth 1 kg e 800 gram ar.
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tyre në Novellara, policia italiane sekuestroi varëse, ora dhe byzylykë të çmuar. Gjithashtu shqiptaret kanë grabitur edhe para cash që kapin vlerën prej 4 mijë eurosh në Reggio Emilia dhe Modena.
Disa nga sendet e sekuestruara u gjetën në një makinë të parkuar në rrugën “Lodi”, e cila dyshohet se përdorej nga njëri prej shqiptarëve të arrestuar, i cili ishte në kërkim pasi kishte thyer një masë arresti shtëpiak që rëndonte më parë ndaj tij. Policia ndërmori operacionin, pasi fqinjët e shqiptarëve kishin vërejtur lëvizje të dyshimta ne banesën e tyre, ndërsa ankoheshin dhe për grabitje të shumta që kryheshin në zonë.
ma.me