• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, March 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Ish-deputeti i PS dhe psikologia e njohur lidhin kurorë

by A R
11/11/2017 18:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë më parë, në Bashkinë e Tiranës, kryebashkiaku Erion Veliaj ka celebruar në martesë dy personazhe të njohur të jetës publike në vend. Jeta Toçila, një psikologe e njohur dhe e mediatizuar në këtë dimension të sajin profesional, por edhe folëse e lajmeve, dhe Taulant Dedja, ish-prefekti i Tiranës dhe ish-deputeti i Partisë Socialiste.

Edhe pse të dy vijnë nga bashkëjetesa të gjata dhe janë prindër, interesant është fakti që edhe Jeta, edhe Taulanti për herë të parë kanë vënë rrethin e martesës dhe kanë festuar sipas traditës me dasmë në restorantin “Grand Garden Bio Farm”.

Jeta kishte veshur fustan të bardhë të thjeshtë, sipas stilit të saj klasik, e në kokë mbante një kapelë të dizenjuar nga motra e saj, kostumografja dr.Merita Toçila. Taulanti, edhe pse nuk njihet si rilindas, mbante kravatën me ngjyrën simbolike të Partisë Socialiste. Dy personazhet duket se janë njohur para 17 vitesh, në kohën kur Jeta ishte gazetare dhe Taulanti prefekt i Tiranës.

Ata janë ritakuar në kohën kur të dy kishin zgjidhur martesat përkatëse. Jeta ishte e martuar me gazetarin e njohur Armir Shkurti. Lidhja e tyre filloi të bëhej gradualisht publike nga Taulanti, i cili në muajin shtator postoi një foto me Jetën në Facebook. Përmes komenteve të miqve të tij, u kuptua që diçka serioze kishte nisur në jetën e ish-deputetit socialist.

I ardhur enkas nga Kanadaja, ku Taulant Dedja jeton që prej kohës kur u largua nga politika, u kuptua qartë që dy personazhet nuk do mjaftoheshin me kaq. Ata filluan të shpeshtonin daljet publike dhe të kalonin pushimet së bashku. Menjëherë pas pushimeve, të bindur në dashurinë e tyre të realizuar më në fund, ata vendosën të lidhin kurorë. Morëm vesh se psikologia ka pranuar të ndryshojë mbiemrin. Ajo tashmë do të shfaqet në publik si Jeta Dedja.

Me sa duket, familja Dedja e ka të shkruar lidhjen e fortë me psikologjinë. Theksojmë se babai i Taulantit ka qenë psikologu i parë shqiptar dhe shkrimtari i madh për fëmijë, Bedri Dedja. Gazeta “Panorama” është interesuar më tej për këtë lidhje dhe ka mësuar se çifti Dedja do të vendoset së shpejti në Kanada, menjëherë sapo të përfundojnë procedurat e parashikuara të bashkimit familjar.

Jetesa e tyre nuk besohet të ketë vështirësi, pasi Taulanti është integruar plotësisht me stilin e jetës kanadeze dhe ka për t’ia lehtësuar Jetës dhe djemve të saj integrimin social. Sa për atë profesional, nuk ia kemi frikën psikologes, pasi ajo ka një profesion që shteti kanadez e ka në top listën e profesioneve të kërkuara.

      

Next Post
Gazetari turko-gjerman flet nga qelia: Pse Erdogan është frikacak…

Gazetari turko-gjerman flet nga qelia: Pse Erdogan është frikacak...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Basha më kërkoi që të takoja Berishën”, Flamur Noka: E binda që të kandidonte në 2021

March 19, 2026
Taksë e re për naftën/ Do të krijohet rezerva 90 ditore për raste krizash, qytetarët do të paguajnë sërish për karburantet

Ekspertja: Çmimi i naftës së papërpunuar është rritur me 50%. Nuk jemi në situatë të mirë

March 19, 2026

Protesta e PD, Zaloshnja: Opozita ka humbur 400 mijë votues që nga viti 2021

March 19, 2026
Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

Nazarko debat me Nokën: Ata që kanë proceset tuaja janë turpi drejtësisë?

March 19, 2026
Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

Hoxha telefonatë me Konjufcën: Shqipëria mbetet e palëkundur në mbështetjen e gjithanshme për Kosovën

March 19, 2026
“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

“Ta tregoj unë në tunel ty”, prapaskenat e sherrit të kapitenit të Shqipërisë me serbin e Interit

March 19, 2026
E dhunuan në Vlorë, reagon avokati i Ilir Metës: Njëri më ofendoi, tjetri më goditi pas koke me një mjet prerës…

Kujtim Cakrani: Pse rrri Meta në paraburgim? Asnje provë dhe dëshmi nuk e implikon

March 19, 2026
Vendimi/ Qeveria i propozon Kuvendit 2 anëtarët e rinj të Këshillit Mbikëqyrës të Bankës së Shqipërisë,  mes tyre ish-ministri

Investimet, qeveria miraton shpronësimet për projekte të reja në Elbasan, Shkodër dhe Maliq

March 19, 2026
“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

“Ndodhën shpërthime të fuqishme”, shqiptari që jeton në Iran: Punova si…

March 19, 2026
Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

Zogaj habitet nga përjashtimi i Salianjit: Kandidimi i tij i bën mirë PD-së, duket si parti ku…

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In