• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, March 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Historia e panjohur: Mercenari skocez që do ekzekutonte Pablo Escobar-in

by Java News
13/03/2021 18:44
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Në vitin 1989, një ekip mercenarësh britanikë, i udhëhequr nga skocezi Peter McAleese, udhëtoi në Kolumbi për të vrarë njeriun më të rrezikshëm në botë.

Pablo Escobar ishte lideri i kartelit të Medellin dhe një nga personat më të pasur në botë. Ai njihej si prodhuesi dhe shpërndarësi më i madh i kokainës në botë, përgjegjës për 80% të tregtisë së kësaj lënde narkotike në atë kohë.

Skocezi McAleese u pajtua nga një rival i Escobar dhe në një dokumentar të ri me titull “Killing Escobar” (Të vrasësh Escobarin), tregohet historia e misionit që dështoi dhe njeriut pas tij. Regjisori David Whitney thotë se McAleese ishte një “njeri i ndërlikuar dhe i trazuar”.

Vetë mercenari, i cili sot është 78 vjeç, tregon në dokumentar se është stërvitur nga ushtria për të vrarë, por instiktin vrasës e ka marrë nga Gllasgou.

Ai kujton se hyri në ushtri në moshën 17-vjeçare për të kanalizuar egërsinë që e karakterizonte.

Pasi la ushtrinë britanike, ai e kishte të vështirë që të gjente punë dhe vendosi që të shkonte mercenar në konflikte të armatosura në Angola dhe Zimbabve. Aty njohu personin që i ofroi misionin për të vrarë Pablo Escobar.

“Nuk të kërkon njeri që të vrasësh Escobarin nëse nuk ke eksperiencën e duhur. Nuk e kisha fare problem që ta vrisja atë njeri.

Nuk e pashë kurrë si një njeri, por si një shënjestër. Krijuam një ekip prej 12 personash, disa i njihja dhe disa m’i rekomanduan. Shpenzimet na i mori përsipër të gjitha karteli i Calit, madje na paguante edhe 5000 $ në muaj. Qëndruam në një fermë larg qytetit Cali, që të mos binim në sy.

Na pajisën me shumë armë, ishte si Viti i Ri për ne. Kishim gjithçka që na duhej. U stërvitëm shumë për misionin, por vetëm unë dhe një person tjetër e dinim se kë duhej të vrisnim”, tregon McAleese.

Ditën e sulmit, gjithçka u shkatërrua. Mercenarët do të shkonin me helikopter te ferma e Escobarit, por helikopteri ku udhëtonte McAleese ra në Ande, duke vrarë pilotin dhe duke plagosur skocezin.

Kur Escobari mori vesh për planin e vrasjes së tij, dërgoi njerëz në mal për të gjetur mercenarët. Por McAleese arriti që të largohej dhe të shpëtonte.

“Nëse do më kishte kapur Pablo, do të kisha një vdekje të gjatë dhe shumë të dhimbshme”, tregon skocezi.

Ndërkohë, Pablo Escobar u vra nga autoritetet në vitin 1993, kur ishte në arrati.

Next Post
Një replikë pak vulgare …

Një replikë pak vulgare ...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

Presion nga Donald Trump për gazin, Europa përballë kushteve të reja

March 25, 2026
Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

Social-demokratët fitojnë zgjedhjet, por jo shumicën në Danimarkë. Kush është politikani “kingmaker”

March 25, 2026
Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

Ndeshja Poloni-Shqipëri, shiten të gjitha biletat e vëna në dispozicion për tifozët shqiptarë

March 25, 2026
Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

Hoxha pret Ambasadorin Durmishi: Kosova, përparësi e padiskutueshme e politikës së jashtme të Shqipërisë

March 25, 2026
“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

“Evropa rrezikon mungesë karburanti”, kreu i Shell: Në stinën e verës kriza do të mbërrijë deri në…

March 25, 2026
Beqiri: Dumani u shfaq i dobët. Dosjet që po i zënë pluhur, s’ia ka fajin Policia e Shtetit

“Ina Rama zhduku provat e 21 janarit”/ Beqiri: Nuk ekzekutoi urdhrat për arrestimin e gardistëve

March 25, 2026
Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

Nga historia te funksionimi, çfarë duhet të dimë për divizionin e 82-të Ajror që do vendoset në Lindjen e Mesme

March 25, 2026
Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

Airbnb sjell miliona, ja sa fitojnë shqiptarët nga qiratë ditore

March 25, 2026
Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

Irani zgjeron sulmet në të gjithë rajonin, godet me raketa dhe dronë pesë vende

March 25, 2026
Çmimi i naftës ‘fluturon’ brenda ditës, por nuk ulet me javë! Eksperti zbulon asimetrinë e tregut

Nafta mbi 200 lekë/litër! Ku ndryshon Shqipëria nga rajoni?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In