Familja Gjokoviç nga fshati Dobraçe afër Ariljes, në jugperëndim të Sërbisë janë prova më e mirë se burimi i lumturisëse nuk janë ndërtesat luksoze, makinat e shtrenjta apo llogaritë bankare plot me para.
Sipas gazetës Kurir, Radomiri, kryefamiljari, i cili bënte punë të rëndë fizike për të fituar ato pak të ardhurava, arriti lumturinë e tij më të madhe disa vite pas martesës së tij. Në shtëpinë e tij, pas gati 50 vitesh ,u dëgjua klithma e një foshnjeje dhe kaq mjaftoi për të sjellë lot gëzimi në fytyrën e tij. Fatin e solli Lina nga Shkodra, e cila solli në jetë dy fëmijë “të artë”.
“Femrat tona nuk donin të vinin në këtë fshat, kështu që unë udhëtova kilometra e kilometra në kërkim të gruas sime. Lumturia nuk vonoi. Unë e pashë gruan time vetëm kur ajo u martua me mua, por martesa jonë pati sukses. Fillimi ishte shumë i vështirë, por dëshira për familje dhe fëmijë na bashkoi. Në shtëpinë time, djali im Stefani lindi vetëm pas pesëdhjetë vjetësh dhe ky është gëzimi më i madh në jetën time. Kisha dëshirë të vazhdoja prejardhjen time. Edhe pse kushtet e jetesës nuk i kemi moderne, ne kemi kursyer gjithçka fillimisht për fëmijët kurse ne jemi të lumtur me atë çka ngelet”, tha Radomir Gjokoviç.
Bashkëshortja e tij Lina, edhe pse e një feje, kulture dhe kombi tjetër, ka bërë një rrugë të gjatë për të takuar shokun e saj të jetës, të cilin nuk e kishte parë kurrë më parë. Ajo i dha fëmijë, mbajti një shtëpi të ngrohtë e cila po lulëzon Ajo pranoi ortodoksinë dhe mësoi gjuhën serbe.
“Ka qenë shumë e veshtirë deri sa e mësova gjuhën, që atëherë çdo gjë ka qenë më e lehtë. Kjo tani është shtëpia ime, dhe fëmijët janë lumturia më e madhe. Unë di të përgatis ushqimin serb. Nga zahiretë e dimrit deri në përgatitjen e bukës. Është e rëndësishme për ne që t’i çjmë fëmijët në rrugën e duhur. Gjërat materiale nuk janë njësi matëse, por humania Kjo nuk mungon në shtëpinë tonë”, thotë Lina.
Ndonëse ata bajojnë larg qytetërimit, dhe mezi arrijnë të nxjerrin bukën e gojës gjatë gjithë vitit me ato pak dele që kane e ca mjedra në arë jnaë sërish më të lumturit që janë bekuar me dy fëmijë pas kaq shumë kohësh./m.j