• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 26, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

FOTOT/ Hetuesi i hekurt që bëri të kapej pas 40 vitesh killeri serial i Kalifornisë!

by Java News
26/04/2018 12:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter
Pas 40 vitesh ndjekje arrestohet monstra e Kalifornisë. Policia dhe FBI kanë mundur të kapin burrin që ka kryer 12 vrasje, 45 përdhunime dhe 120 grabitje.

Joseph James DeAngelo një ish- agjent policie u arrestua në moshën 72-vjeçare, pasi kërkohej për krimet e sipërpërmendura prej 40 vitesh. Ai njihet me nofkën “Golden State Killer”, (Vrasësi i Shtetit të Artë) dhe është njeriu që u kthye në tmerrin e Kalifornisë së viteve 70-80.
C_2_fotogallery_3087585_4_image
Për ta identifikuar siç shkruajnë mediat vendase, u desh edhe një analizë ADN-je.
C_2_fotogallery_3087585_3_image (1)
Për më shumë se dyzet vjet, ai kishte mbetur një spektër pa fytyrë. Rrezik i madh për një rajon të tërë nga Sacramento në Orange County.
C_2_fotogallery_3087585_3_image
U deshën dekada dhe ngulmim nga ana e hetuesve, por edhe një libër që ai të arrestohej, siç konfirmoi edhe zëdhënësi i Byrosë federale hetuese, Angela Bell.
C_2_fotogallery_3087585_2_image

LIBRI QË HAPI HETIMET
Njeriu i arrestuar në Sacramento quhet Joseph James DeAngelo. Përshkrimi i tij korrespondon me atë të atij që shkaktoi terror në Kaliforni në vitet ‘70-80. Kërkimet për të nisën në fillim të këtij viti, pasi në treg doli një libër me titull “Do të jem në errësirë”, shkruar nga Michelle McNamara, autor i cili për vite ka qenë i pasionuar për rastin e vrasësit serial. Rast në të cilin hetuesi Paul Holes ka punuar për dekada, e që deklaronte se vrasësi pasi dëgjonte lajmet ndryshonte vazhdimisht mënyrën se si i sulmonte viktimat e tij, ç’ka edhe vështirësonte kapjen.

“I mbuloi gjurmët shumë mirë”,- tha Holes, duke shtuar se: “Ajo që killeri nuk mori parasysh ishte përdorimi i teknologjisë për të gjetur gjurmë të ADN-së”. Hetuesi shpjegoi se vrasësi ka lënë shumë gjurmë të ADN-së së tij dhe policia i ka përdorur ato për ta identifikuar atë.

VIKTIMA E PARË, NJË GRUA E PËRDHUNUAR NË SHTËPI
Përdhunimi i parë i killerit daton në 18 qershor 1976: Viktima, Jane, ishte duke fjetur me djalin e saj 3-vjeçar, ndërsa burri i saj kishte shkuar në punë. Në një moment një njeri i maskuar hyri në dhomën e gjumit me një thikë kasapi në dorë, lidhi nënën dhe djalin e saj. Iu lidhi sytë dhe pastaj përdhunoi gruan. Që nga ai moment, përbindëshi u bë një nga njerëzit më të kërkuar në Amerikë.

Por ai vazhdoi të kryejë vrasje, përdhunime dhe grabitje gjithashtu në Kaliforni. Fillimisht ai synonte femrat e vetme me fëmijë, deri në vitin 1986. Pastaj ai goditi disa çifte brenda shtëpive të tyre. Askush nuk ishte kapur apo identifikuar. Në vitin 2001, FBI ofroi një shpërblim prej 50,000 dollarësh për ata që jepnin informacione për të arritur në gjurmët e tij. Por çështja u mbyll vetëm pas 40 vitesh.

Burimi: Tg.com
Perktheu: BalkanWeb

MA.ME

Next Post
Këshilli bashkiak voton sot për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit, PD bojkoton…

Këshilli bashkiak voton sot për vendosjen e bustit të Pjetër Arbnorit, PD bojkoton...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

Deklaratat e Berishës për pronësinë e Partizanit, reagon Filip Çakuli: Shpifje! Dordolec, që tremb vetëm demokratët kur e shohin

March 25, 2026
Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

Pas debatit me Albatros Rexhaj në studio, analisti largohet nga emisioni: Po më tregon përralla

March 25, 2026
Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

Frika nga një sulm amerikan: Irani forcon mbrojtjen e ishullit kyç të naftës

March 25, 2026
Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

Shqipëria e dyta mes vendeve të NATO për gatishmërinë për të luftuar për vendin, 69% e shqiptarëve gati për të mbrojtur atdheun

March 25, 2026
Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

Socialistët ‘rikthejnë’ referendumin/ Gjikondi: Rama të ketë kujdes, por Kushtetuta duhet ribërë!

March 25, 2026
Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

Izraeli përdori fosfor të bardhë për të djegur tokën në jug të Libanit! Nisin akuzat për shkelje të ligjit të luftës

March 25, 2026
Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

Pasardhësi i “Faqedjegurit” i shpëtoi policisë, a u dekonspirua aksioni i SPAK për kapjen e të fortit të Vlorës?

March 25, 2026
“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

“Flasim përmes ndërmjetësve, jo drejtpërdrejt”, Irani zbulon të vërtetën për negociatat me SHBA-të

March 25, 2026
Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

Aksident rrugor te Shkalla e Tujanit/ Makina përfundon në kanal, plagoset drejtuesi i automjetit

March 25, 2026
Shkodra, viktima 30 vjeçare e fanatizmit politik

Pse këshilltarët e PD-së duhet të punojnë për PS-në?

March 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In