• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 19, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Hapet në UNESCO ekspozita me ikona të Artit Mesjetar Shqiptar

by Java News
21/11/2018 12:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

U hap në Paris, ne sallen Miro, UNESCO, ekspozita “Dritare në Artin Mesjetar Shqiptar”, me rastin e 60- vjetorit të anëtarësimit të Shqipërisë në UNESCO, me pjesëmarrjen e Ernesto Renato Ottone Ramirez, Zëvendës Drejtor i Përgjithshëm për Kulturën në UNESCO, Ministres së Kulturës, Mirela Kumbaro, Zëvendës Ministres së MPJE, Artemis Dralo, Ambasadorit të Shqipërisë në UNESCO, Ferit Hoxha dhe personalitete e ambasadorë në UNESCO.

“Çfarë mund të bëjmë për të promovuar paqen në botë?  Kjo është çështja që UNESCO-ja shtroi për zgjidhje që kur u krijua në vitin 1945, fill pas luftrave që përgjakën botën.

Një përgjigje për këtë na e ka dhënë Shenjëtorja jonë shqiptare, Nënë Tereza: Shko në shtëpi dhe duaj familjen tënde!”- u shpreh ministrja Kumbaro në fjalën e hapjes.

Kjo ekspozitë në Paris, në sallën Miro, përbën një rrugëtim në historinë e pikturës bizantine dhe pas bizantine të zhvilluar në territorin shqiptar dhe fton publikun e gjerë dhe studiues të fushës në një eksperiencë të rrallë në njohjen e mjeshtërve eponim dhe anonim si dhe atelieve më të spikatura të kohës, nëpërmjet veprës së trashëguar prej tyre.

“Kur Shqipëria hyri në UNESCO, 60 vite përpara, ende nuk e kishim zgjidhur problemin e paqes me veten, ndaj dhe për më shumë se 30 vite prania jonë ishte gati formale, thjesht me dëshirën për të qenë në paqe të rreme me të tjerët. Gjithçka nis pra me njohjen e vetes dhe tjetrit. Ky është thelbi. Dhe njohja nis nga zakonet, traditat, mënyra e jetesës, të shprehura në arkitekturën e shtëpive, qendrave historike apo objektet e rralla, pra në trashëgiminë materialedhe shpirtërore që mbart gjithësecili, nis kështu nga Kultura”- u shpreh më tej në fjalën e saj Kumbaro.

Kjo është arsyeja pse hapi i parë domethënës me UNESCO-n erdhi në vitin 1992 me pranimin e Butrintit në sitet e mbrojtura të trashëgimisë botërore. Për të parën herë një pasuri e jona mori meritën që i takonte duke u bërë pjesë e mozaikut të trashëgimisë botërore. Si për të përligjur konceptin se qytetërimi nuk mund të ndërtohet me kështjella të mbyllura, por me amfiteatër të hapur, nuk mund të kuptohet pra pa shkëmbime, ndikime, marrëdhënie dhe shtresëzime kulturash.

“UNESCO mbetet e pazëvendësueshme në këtë rol unik të rëndësisë që i jep arsimit, kulturës, vlerave të qytetërimeve të cilat përbëjnë garantimin e stabilitetit të vendeve tona, të cilat do të shpëtohen nga Kultura. Shqipëria bëhet pjesëmarrëse në krijimin e vlerave të përbashkëta të qytetërimit evropian, për të cilin kemi strukturën dhe të cilën ne dëshirojmë të zhvillojmë së bashku, sepse e kaluara që ne e ruajmë së bashku do të jetë themeli i së ardhmes sonë”-shtoi Kumbaro në fjalën e saj.

Përtej interesit vizual dhe qëllimit artistik që konsiston në ilustrimin e fazave të pikturës ekleziaste, boshti kryesor në përzgjedhjen e ikonave është paraqitja e aspekteve të realitetit të përditshëm të shoqërisë së kohës, idetë dhe shqetësimet që përshkonin marrëdhëniet njerëzore, apo dhe dimensione të tjera – pjesë e jetës materiale – si civilizimi, veshja, duke i konvertuar ato në koncepte të drejtpërdrejta për t’u kuptuar nga vizitori. Në një këndvështrim më të gjerë, ekspozita kontribuon në kuptimin e ndikimit që ushtroi Civilizimi Bizantin në popujt e tjerë të botës mesdhetare, duke dëshmuar vazhdimësinë e kësaj tradite kulturore dhe estetike në pikturën religjioze edhe pas rënies së Kostandinopojës në vitin 1453 dhe vendosjes në Ballkan të turqve osman.

“E tillë është kjo ekspozitë që ne hapim sot këtu në UNESCO, një gjest i vogël i kulturës sonë të mrekullueshme, Histori e artit tonë, një pjesë e vogël e artit tonë bizantin, që i kemi ekspozuar në një muze të ri dhe të mrekullueshëm të artit mesjetar në Korçë, një qytet i bukur në Shqipëri, me një ekuilibër të përsosur në mes të lindjes dhe Perëndimit, siç është edhe vetë Shqipëria, ku jeta shpirtërore është dashuria njerëzore, si në veprat më të suksesshme të artit”-përfundoi Kumbaro. /ma.me

Next Post
Gjykatësi i Apelit Gjirokastër në vetting, KPK: Ka pasuri të ligjshme

Gjykatësi i Apelit Gjirokastër në vetting, KPK: Ka pasuri të ligjshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

Drejtori i Burgut të Rrogozhinës vetëdorëzohet në polici, Bilal Hasa mohon akuzat: S’kam shkuar atje prej muajsh

March 19, 2026
Tensionet në Lindjen e Mesme, ish-ministri Malaj: Do rriten të gjitha çmimet! Qeveria të ndërhyjë për naftën

Rritja e çmimit të naftës, ish-ministri i Financave tregon masat që duhet të marrë qeveria

March 19, 2026
“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

“Mbi 12 mijë bomba që nga fillimi i luftës”, Izraeli konfirmon: Kemi shkatërruar 85% të mbrojtjes ajrore iraniane

March 19, 2026
Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

Kur u ndanë nga jeta Gert Bogdani dhe Artur Zheji/ Ja çfarë shkruante Namir Lapardhaja për ikjet e befasishme

March 19, 2026
Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

Takimet zyrtare në Bruksel, Berisha: Qeveri teknike për zgjedhje të lira, paratë e krimit po deformojnë ekonominë

March 19, 2026
“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

“Shqipëria këcen valle me vdekjen”

March 19, 2026
Vrasja e gjyqtarit, reagon ambasada e SHBA: Dënojmë ashpër dhunën kundër drejtësisë

“Shmangni zonat ku do të jenë demonstruesit”, Ambasada e SHBA-ve mesazh qytetarëve të saj për protestën e PD

March 19, 2026
Dita Ndërkombëtare e Gruas, Begaj: Gëzuar 8 Marsin! Ju mbani gjallë shpirtin e familjes dhe të kombit

Bajram Begaj uron besimtarët myslimanë për Fitër Bajram: Qoftë agjërimi dhe përkushtimi juaj i pranuar!

March 19, 2026
Reforma zgjedhore, Berisha: Do kërkojmë Shqipërinë si një zonë të vetme elektorale

Nard Ndoka kritika Berishës: Nuk e bëri kurrë PD-në një parti demokratike, i la të gjithë nën hijen e tij

March 19, 2026
Jemi të gjithë “politikanë”…

A thua e beson PPE Berishën?

March 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In