Policia greke ka sekuestruar mbi 35 kg marijuanë në kufirin greko-shqiptar. Operacioni është zhvilluar në Smerto, Igumenicë ku është ndaluar një mjet që drejtohej nga një 25-vjeçare shqiptare, e cila udhëtonte bashkë me dy fëmijët e saj të mitur.
Në bagazhin e makinës u gjetën 33 pako me 35 kg 130 gram marijuanë, ndërkohë që policia greke ka sekuestruar edhe 1 celular. Mësohet se e arrestuara është Kostandina Mata, 25 vjeç, pronare e një kantine në Sarandë. Ndërkohë thuhet se shqiptarja ishte furnizuar me drogë në tokën greke, pra malli kishte kaluar nga mali dhe më pas 25-vjeçarja e ka marrë në makinën e saj për ta çuar në destinacion. /a.meta