Anila, Jessica, Zenepe, Danjela, janë gra e vajza shqiptare, viktima të krimit në familjet në Itali.
E fundit është Sibora, familja e të cilës jeton në Itali por trupi i saj pas 9 vitesh e zhdukur u gjet pak orë më parë, e murosur në banesën ku kish jetuar me të fejuarin e saj italian.
Ministria e Brendshme italiane publikon cdo javë raportin mbi fenomenin e feminicidios e ai fundit me të dhëna prej 1 janarit 2023 deri më 5 qershor 2023 ka dokumentuar 49 gra viktima, 41 prej të cilave të vrara në ambiente familjare e 24 nga dora e një partneri o ish partneri.
Shqiptarja Danjela Neza 28 vjec u vra në Savona natën mes 5 e 6 majit 2023. U godit me pistoletë në kokë nga ish i fejuari i saj Safayou Soë me origjinë nga Guinea.Punonin në një klub nautik në Darsena të Savonës. Danjela ishte kamariere e Safayou ndihmës kuzhinier. Historia e dashurisë mes tyre kishte zgjatur vetëm disa muaj. Natën e krimit, Danjela e Safayou ishin takuar për t’u sqaruar me kërkesë të ish parnterit të saj e pas një sherri verbal ai e ka goditur me pistoletë në kokë.
Anila Ruci, 38 vjec punonte si kujdestare familjesh në qytezën e Scaldasole në provincën e Pavias. Ajo u godit disa herë me thikë natën e 19 prillit 2023.
Autori i krimit është shqiptari Osman Bylyku 31 vjec me të cilin jetonte me të një të njëjtën banesë. Pas krimit ai ineskoi një histori të triulluar sikur persona të panjohur kishin hyrë në banesë e kishin goditur për vdekje Anilën e kishin goditur dhe atë. Osman Bylyku kishte disa plagë në trup por pa rrezik për jetën. Pas hetimeve të kryera nga Policia italiane, në banesën e dy shqiptarëve nuk kishte hyrë asnjë person tjetër atë natë e gjithcka është dokumentuar nga video kamerat e sigurisë. Sipas prokurorëve autori krimit Osman Bylyku ishte vetëgoditur me thikë për të shpëtuar nga akuza e vrasjes.
Historia e Jessica Malaj është një dramë e fortë familjare. Jessica ishte 16 vjec e u godit me thikë nga babai Taulant Malaj, ndërsa ai tentonte të vriste nënën e saj e bashkëshorten e tij Tefta Malaj 39 vjece. Pak minuta më parë Taulanti kishte goditur për vdekje dhe 51 vjecarin italian Massimo De Santis për të cilin dyshonte se kishte lidhje me bashkëshorten e tij. Jessica 16 vjece mbeti e vrarë ndërsa u përpoq të mbronte nënën e saj e cila pas plagëve në trup, sot është jashtë rrezikut për jetën. Ngjarja ka ndodhur më 7 maj 2023 në komunën e Torremaggiore në provincën e Foggias.
Zenepe Uruci 56 vjece u godit 5 herë me thikë nga bashkëshorti i saj Xhafer Uruci 62 vjec në banesën e tyre në Terni. Xhelozia e posesiviteti i bashkëshorti ishte motivi i këtij krimi i regjistruar më 30 mars 2023.
Një ditë pas arrestimit Xhafer Uruci u gjet i vetëvarur me carcaf në burgun e Ternit.
Krime të forta, drama familjare me viktimë jo vetëm vajza e gra, por dhe fëmijët e familjarët e tyre.
Një tjetër rast i rëndë që ka tronditur opininon publik në Itali, Spanjë e Shqipëëri është rasti i Sibora Gaganit. Trupi i saj u gjet i murosur në banesën ku ajo ka jetuar me të fejuaritn e saj italianin Marco Romeutorio, i cili është dhe këtij krimi.
Shqiptarja prej vitit 2014 ishte shpallur e zhdukur pasi ishte transferuar nga Nettuno në qytezën e Torremolinos në provincën e Malago së Spanjës. me të fejuarin e saj,
Trupi u gjet nga policia spanjole në murin ndarës mes dy dhomave ku ata kishin banuar në atë kohë.
Sibora e Marco ishin njohur 15 vite më parë kur ajo ishte 22 vjec.
Vëmëndja ndaj shqiptares të zhdukur prej 2014 nisi më 17 maj të 2023 kur Marco Romeo ish i fejuari i saj u arrestua me akuzën e vrasjes së të ish fejuarës së tij spanjollen Paula me të cilën kishte dhe një fëmijë. Paula ndërroi jetë pas 14 goditje thike në trup nga Marco Romeo.
Ka qënë Marco i cili gjatë marrjes në pyetje ka rrëfyer dhe se është autori i vrasjes së Siborës të cilën e kishte murosur, version që më pas e kishte mohuar.
Por Policia Spanjolle hapi cështjen hetimore deri sa pak orë më parë ka bërë dhe zbulimin makabër të trupit të murosur prej 9 vitesh,
Beta Shahini, nëna e Sibora Gaganit, ka thënë për mediat italiane se Marco Romeo është një serial killer. Si Sibora e Paula nganin shumë sikur të ishin motra, të dyja brune, të holla e sipas saj “Marco i zgjedh partneret e viktimat e tij për karakteristikat fizike, e më pas i vret”. Sipas saj ai ka vrarë dhe vajza të tjera.
Fenomeni i feminicidios mbetet një nga problemet më dramatike të shoqërisë italiane e pak orë më parë një tjetër ngjarje e rëndë ku viktima është italiane ka tronditur publikun.
Në Milano një 27 vjecare ka vrarë partneren shtatëzënë 7 muajshe me fëmijën e tij e pasi ka tentuar ta djeg në vaskën e banjos e ka hedhur trupin duke e fshehur disa metra larg banesë.
Autori i viktimës është Alessandro Impagnatello e viktima Giulia Tramontana.
Një peticion prej mbi 75 mijë firma po firmoset gjatë këtyre orëve në rrjetet sociale për të kërkuar burgim të përjetshëm për cdo autor të krimit të feminicidios e një drejtësi që nuk duhet të pranoj falje apo dënime të reduktuara.
“Parandalim, mbrojtje e dënim ligjor i fortë”, janë tre pilastrat thelbësore ku do të bazohet puna e qeverisë italiane kundër këtij fenomeni, ka deklaruar Kryeministrja italiane Giorga Meloni e cila ka kujtuar se ndaj kësaj drame nuk ka ngjyra politike, e të gjithë duhet të jenë pjesë e një skuadre për të punuar kundër një tragjedie që ka shkaktuar më 2022 104 viktima”
Ndërsa Presidenti Mattarella ka apeluar për ti dhënë fund dhunës ndaj grave. “Denoncimi, tha aiështë një akt kurajoz. Një veprim efektiv për c’rrënjosjen e këtij fenomeni, duhet të bazohet në parandalimin e shkaqeve strukturore të fenomenit dhe në një kulturë respekti që investon tek të rinjtë përmes edukimit për barazi e refuzimit të cdo forme abuzimi”.
Për të qënë më efikas në këtë fenomen dramatik të shoqërisë së sotme, Komisioni i Cështjeve Kushtetuese në Parlamentin Italian ka aprovuar një mocion për ngritjen e një Komisioni Hetimor Dy Dhomësh, i cili impenjon qeverinë italiane në vazhdimësinë e politikave për të luftuar dhunën në familje. E për këtë kërkohet zgjerimi i Fondit të politikave të mundësisë e barazisë gjinore, si dhe ngritja e një Fondi për viktimat e krimeve të dhunshme ndërkombëtare. E po ashtu një fushatë ndërgjegjësuese tek burrat.”
Nga fillimi i vitit deri më 5 qershor 2023 në Itali ajnë regjistruar 138 vrasje e 49 prej viktimave janë gra.