• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

FOTOT/ Gracka që i ngritën pengmarrësit biznesmenit të argjendarisë

by Java News
24/08/2017 12:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë “arrest në burg” për dy persona të arrestuar pak ditë më parë gjatë operacionit policor të koduar “Diamantet”. Sipas Prokurorisë, Renato Toska dhe Enea Duraj kanë futur në grackë një biznesmen argjendarie në zonën e Yrshekut në kryeqytet, duke iu “shitur” si tregtarë gurësh të çmuar. Pas takimit ata kanë vjedhur me dhunë biznesmenin dhe më pas i kanë kërkuar atij një shumë prej 10 mijë eurosh, në formën e gjobës.

Seancat gjyqësore për vlerësimin e masës së sigurimit personal për të arrestuarit Toska e Duraj u zhvilluan në orët e paradites së djeshme. Burime pranë Gjykatës pohuan se ata nuk dhanë deklarime të hollësishme para gjyqtares së gatshme, Teuta Hoxha. Për shkak të veprave penale që dyshohet të jenë konsumuar nga ana e të akuzuarve, pritet që në ditët në vijim ky procedim penal të përcillet në Prokurorinë për Krimet e Rënda.

SKEMA

Gjatë leximit të aktakuzës, përfaqësuesi i Prokurorisë në seancë ka pohuar se të dyshuarit, si edhe një i tretë i shpallur në kërkim, e kanë joshur përmes një telefonate biznesmenin e argjendarisë.

“Kemi diamante të ardhura nga Afrika. Do të vish t’i shikosh”, citoi prokurori ftesën e bërë ndaj biznesmenit.

Pa ditur se do të binte në një grackë, biznesmeni ka pranuar takimin me ta. Por, sipas dyshimeve, pasi ka refuzuar gurët e pretenduar si të çmuar, biznesmeni është grabitur me dhunë nga dy të dyshuarit, të cilët i kanë marrë një shumë prej gati 200 mijë lekësh që ai e kishte me vete.

Po sipas Prokurorisë, historia nuk është mbyllur këtu. Gati 24 orë më vonë, të dyshuarit kanë pretenduar një shumë parash nga i dëmtuari. Përmes veprimeve që, sipas Prokurorisë, përmbushin elementë të veprës penale të “shtrëngimit me anë të kanosjes për dhënien e pasurisë”, ata i kanë kërkuar biznesmenit dorëzimin e një shume prej 10 mijë eurosh.

ARRESTIMI

Operacioni policor për arrestimin e 26-vjeçarit Enea Duraj dhe 28-vjeçarit Renato Toska u zhvillua mbrëmjen e së dielës nga shërbimet e Komisariatit nr.6 në bashkëpunim me oficerët e Krimeve të Rënda dhe ata të Forcës së Posaçme Operacionale të Policisë së Tiranës. Autoritetet policore u aktivizuan pas kallëzimit të bërë nga ana e biznesmenit për vendosjen e një “gjobe” 10 mijë euro. Burime policore pohuan se në bashkëpunim me kallëzuesin, policia ka përdorur metodën e dorëzimit të kontrolluar. Ndërhyrja, që ka çuar në pranga dy të dyshuarit, është bërë në momentin kur ata prisnin të merrnin shumën e parave nga ana e biznesmenit.

diamantetren

 

ma.me

Next Post
Gazetarët e njohur estonezë dhe letonezë ndalohen në Kosovë

Gazetarët e njohur estonezë dhe letonezë ndalohen në Kosovë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

Dosja e Ballukut në Gjykatën e Lartë, ja cili gjyqtar do të shqyrtojë rekursin

March 10, 2026
Qenkan shqetësuar gjyqtarët nga Rama, por nuk thanë asnjë fjalë kur iu përgjua kolegu

Ylli Manjani: PS-ja duhet ta thotë qartë se arresti me burg është gabim

March 10, 2026

Dosja “Veliaj”, nga debati për kohën e mbrojtjes tek njohja me aktet

March 10, 2026
Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

Profesori i njohur: Trump është futur në një ngërç në Iran dhe po kërkon një mënyrë daljeje

March 10, 2026
Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

Pretendime se janë varrosur dy vajza, rihapen hetimet për fermën e Epstein në New Mexico

March 10, 2026
“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

“Berisha ka konsumuar çdo vepër penale”, gazetari: I privatizoi dhe ua fali 4 HEC-et njerëzve pranë tij

March 10, 2026
Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

Trafikuan armë nga Mali i Zi dhe do i shisnin në “Fresk”, dy të arrestuar! Pamjet e operacionit

March 10, 2026
Ç’të bëj me paratë e mia?

Salianji si shembull për Lapajn

March 10, 2026
SONDAZHI: Për kë do të votonin shqiptarët, nëse zgjedhjet do të mbaheshin së shpejti?

Si do votonit nëse zgjedhjet mbahen sot? Sondazhi: PD humb edhe vendin e dytë. PS kryeson

March 10, 2026
“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

“Osmani, e vetmja që ka fuqinë t’i marrë vota Vetëvendosjes dhe t’i çojë te shtrati i LDK”

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In