Ndërkohë që pretendimet e gjyqtarit Artan Gjermeni po shihen me dyshim nga policia, fotografët kanë fokusuar dje gjurmët e gjakut që ndodheshin në makinën e tij.
Bëhet fjalë për njolla gjaku në dyert e automjetit tip Nissan Micra dhe në marshin e makinës. Ngjarja ndodhi mbrëmjen e djeshme në pallatin e Gjermenit, pranë ambasadës ameirkane. Gjyqtari pretendon se është vetëplagosur në qepenin e garazhdit.