• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Gjithçka gati, të shtunën hapet sheshi “Skënderbej”

by A R
05/06/2017 18:13
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Të shtunën e ardhshme, Bashkia e Tiranës përmes një ceremonie të veçantë do të bëjë hapjen e sheshit “Skënderbej”, i cili do të jetë tërësisht në dispozicion vetëm të këmbësorëve. Kreu i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ka ftuar sot qytetarët që të bëhen pjesë e kësaj ceremonie për tiu gëzuar të gjithë sëbashku një prej projekteve më të rëndësishme që simbolizon tashmë gjithë trevat shqiptare.

“Nga data 10, ditën e shtunë, në 7.30 i kthehet qytetit, hapësira më e madhe për këmbësorë, për fëmijët që duan të luajnë me biçikletë, me patina, për gjyshërit, gjyshet. Çdo njeri është i ftuar në hapjen e sheshit Skënderbej se është sheshi i të gjithë shqiptarëve, nuk është vetëm i qendrës së Tiranës”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj gjatë një takimi që zhvilloi me banorët e Njësisë 11. Ai bëri të ditur se ashtu si sheshi “Skënderbej” sot është një mozaik i gurëve nga të gjithë trevat shqiptare edhe hapja e tij do të jetë e tillë që të përfaqësojë të gjitha krahinat shqiptare. “Do të kemi shumë shqiptarë që do të vijnë nga Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Greqia dhe besoj që do të kemi mundësi që më në fund t’i kthejmë dinjitetin qendrës së qytetit”, bëri të ditur Veliaj.

 Ceremonia është menduar të jetë në formën e një feste të vërtetë ku nuk do të mungojnë simbolikat kombëtare dhe ato të trevave të ndryshme shqiptare, ku sheshi “Skëndërbej” do kthehet në skenë të gjithë folkun shqiptar. Sheshi “Skënderbej” krijon hapësira ndërveprimi midis qytetarëve dhe mjedisit publik dhe simbolikisht ai është kthyer në një shesh qendror të të gjithë shqiptarëve.

Elementët kryesor të këtij sheshi janë gjelbërimi, gurët natyral, uji që do të përdoret për shatërvanët dhe vaditjen për pjesët e gjelbëruara dhe ndriçimi i godinave rreth e qark sheshit dhe të vet sheshit. Sheshi është shtruar gurë natyralë në formën e pllakave të gurit me trashësi 10-12 cm dhe që janë marrë nga të gjitha trojet e Shqipërisë, duke nisur nga Tropoja dhe Kukësi, Bilishti, Librazhdi, gëlqerorët e Tiranës, Korçës, Gjirokastrës, Sarandës, Berati, Vlorës, Krujës, Bulqizës, Prizrenit, Ersekës, Skraparit etj. E gjithë sipërfaqja e shtruar me këto gurë arin në rreth 41 mijë m2 sipërfaqe sheshe dhe trotuare.

Një element shumë i rëndësishëm i këtij sheshi është edhe gjelbërimi. Ky projekt ka sjellë në qendrën e Tiranës, varietete drurësh dhe bimësh nga e gjithë Shqipëria. Sipërfaqet e gjelbërta do të mbillen me rreth 900 pemë të larta dekorative, 520 drurë frutorë, 954 shkurre të larta dekorative, 4400 shkurre të ulëta dhe 35 mijë rrënjë lulesh. Një risi tjetër për vendin tonë e këtij sheshi është këndvështrimi ekologjik i tij duke shfrytëzuar ujin e shiut në sistemin e vaditjeve dhe shatërvanëve. Për të bërë të mundur këtë poshtë sheshit janë ndërtuar rreth 2100 m3 rezervuare për ujin. Ajo që vjen si risi në krahasim me projektin që zbatoi bashkia e mëparshme është se tashmë sheshi nuk është konceptuar më si një rotondo për makinat por si një qendër e vërtetë e qytetit dhe jo vetëm.

E gjithë zona rreth Muzeut Kombëtar ka disa minisheshe dhe parqe të vegjël që krijojë mjaftueshëm hapësirë për intimitet dhe për aktivitete publike më të vogla, por sigurisht dhe pjesa qendrore për të siguruar ato hapësira më të mëdha që do të shërbejnë qoftë për tubime politike apo artistike, apo festa kombëtare. Nga një raport 85% hapësirë e ngurtë me 15 % hapësirë e gjelbër projekti i ri e kalon sheshin në një raport 50% me 50%. Pra është rritur me 35% hapësira e gjelbër në shesh. Tjetër risi është padyshim fakti që sheshi nuk është më i lejueshëm për makinat por përfshi edhe zonat përreth do kthehen në pedonale. Një element tjetër i shtuar sheshit është edhe parkimi i parë publik nëntokësor. Ai ka një kapacitet prej 358 makinash dhe përveç parkimit do të ofrojë edhe mundësi për karikimi për makinat që funksionojnë me energji, kjo si një mënyrë për të stimuluar makinat ekologjike.

Next Post
Më 6 nëntor, LSI mban zgjedhjet për kryetarin dhe kryesinë e re

Shkarkimet në administratë, LSI letër krerëve të shtetit: Veprime mafioze, qeveria ka humbur besimin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Rama me furnizuesit e naftës: Më mirë më pak fitim, sesa të keni bordin mbi kurriz

Shqipëria nis përgatitjet për sezonin turistik, Rama poston momente nga puna për pastrimin e vijës liqenore në Pogradec

March 24, 2026
27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

27 vite nga ndërhyrja e NATO-s në Kosovë, ministri Ermal Nufi: Kthesë historike për shqiptarët

March 24, 2026
Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

Krimi në Roskovec! Motra e viktimës transportohet me urgjencë në spital, flasin të afërmit: Çifti i bashkëshortëve ishin njerëz të mirë

March 24, 2026
Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

Shqipëria ndihmon Bujanocin me një mjedis sportiv!

March 24, 2026
Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

Vrau bashkëshorten dhe më pas veten, ky është çifti i të moshuarve nga Roskoveci

March 24, 2026
PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

PD përjashton dy këshilltarë në Durrës, Noka: Punuan për të majtën

March 24, 2026
Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

Nafta paralizon bujqësinë, fermerët rikthehen tek kuajt në kulmin e të mbjellave: S’kemi mundësi të blejmë karburant për traktorët

March 24, 2026
Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


Besëlidhja gati të shkruajë historinë në Ligën Unike më 25 mars në Parkun Olimpik. Hyrja falas për tifozët


March 24, 2026
Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

Gjyqi ndaj Veliajt, avokati Ndreca: Kërkojmë dorëzimin e akteve hetimore për të garantuar mbrojtjen! OPGJ u futën në qelinë e kryebashkiakut pa e njoftuar

March 24, 2026
Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

Detaje nga krimi në Roskovec/ I moshuari vrau bashkëshorten dhe më pas veten, policia kishte ndërhyrë pak ditë më parë për të “shuar” sherrin

March 24, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In