• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 3, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

FOTOT/ Gjirokastër, prag katastrofe, çahet toka, 15 familje braktisin shtëpitë

by Java News
06/01/2018 09:11
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një pallat 5-katesh, i ndërtuar në një zonë kodrinore në Gjirokastër, rrezikon të shembet për shkak të rrëshqitjes së dheut. Banorët e 15 familjeve në pallatin që ndodhet në lagjen “Punëtori”, janë alarmuar pasi nga lëvizja e dheut kanë ndjerë tronditje dhe nga frika kanë braktisur banesat e tyre.

Ende nuk dihet se nga ka ardhur rrëshqitja, por sipas vetë banorëve shkak është bërë një ndërhyrje rreth 50 metra poshtë kodrës ku ndodhet pallati.

pallati1

Marjana Kurkari është pronarja e ndërtesës 2-katëshe, e cila për të penguar erozionin kishte nisur punimet për ndërtimin e një muri dhe kjo dyshohet se mund të ketë shkaktuar rrëshqitje të dheut të llojit shtuf. Nga rrëshqitja është shkaktuar një çarje me gjatësi rreth 100 metra. Banorët lajmëruan forcat e policisë, ndërsa e pranishme në vendin e ngjarjes ka qenë edhe Policia Bashkiake për të analizuar atë që kishte ndodhur.

Pas verifikimeve të para, 42-vjeçarja që po kryen punime pranë pallatit 5-katesh u shoqërua në Komisariat për t’u marrë në pyetje. Në bazë të deklarimit të saj, por edhe nga Bashkia Gjirokastër, mësohet se Marjan Kurkari nuk kishte marrë leje për një ndërhyrje të tillë. Sipas 42-vjeçares, ajo nuk ka marrë leje nga Bashkia e Gjirokastrës, pasi bëhej fjalë për hapjen e një kanali.

pallati3

Kësisoj, ajo ka ndërhyrë përmes disa punëtorëve të krahut për të hapur një kanal që mos të lejonte dëmtimin e banesës së saj nga terreni shtufor.

Policia e Gjirokastrës ende nuk ka ndërmarrë ndonjë masë ndalimi ndaj saj, por është mjaftuar me marrjen e masave duke marrë në pyetje edhe përfaqësues të Bashkisë së Gjirokastrës dhe Inspektoratit Ndërtimor lokal.

pallati2

Nga ana tjetër, banorët e pallatit kërkojnë marrjen e masave nga bashkia dhe organet e tjera vendore për parandalimin e shembjes së pallatit.

Ndërkaq, drejtori i Ndërmarrjes Gjeologjike në Gjirokastër, Cano Norra, shprehet se rreziku për shembjen e pallatit 5- katesh është evident pasi terreni shtufor, në kulm të të cilit është ndërtuar pallati, për nga përbërja e vet e brishtë nuk duhet të jetë objekt ndërtimi apo ndërhyrjeje dhe sipas tij ndërhyrja e fundit për hapjen e një kanali ka krijuar çarje të mëdha në kodrën ku pallati parafabrikat është ndërtuar gjatë periudhës së komunizmit. /panorama

ma.me

Next Post
Pogradecari habitet, avokati grek i mori 8500 euro dhe nuk shkoi kurrë në gjyq

Paratë publike/ Si i shpenzuan KLD, Prokuroria e Gjykata, fondet për honorare e udhëtime luksi

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

Tensionet në Lindjen e Mesme/ FMN: Ndikimi ekonomik i luftës do të varet nga kohëzgjatja e saj

March 3, 2026
Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

Zgjidhet udhëheqësi i ri/ Djali i Khameneit, Mojtaba Hosseini lider Suprem i Iranit

March 3, 2026
Sa do na kushtojë çekiçi i gjyqtarit?

Pse na vlerëson Komuniteti i Energjisë?

March 3, 2026
Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

Sulmi në konsullatën amerikane në Dubai, e konfirmon Rubio: Droni ra tek parkimi i ndërtesës

March 3, 2026
Ulet nafta dhe benzina! Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja për karburantet

Lufta prek naftën/ Ngrihet lehtë çmimi edhe në Shqipëri, ekspertët kërkojnë ulje të taksave dhe fiksim të çmimit

March 3, 2026
Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

Incident në Ambasadën e Kosovës në Berlin, vendosen etiketa fyese në gjuhën serbe, reagon Ministria e Jashtme në Prishtinë

March 3, 2026
Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

Berisha paralajmëron protestën e radhës: Të mblidhemi të gjithë para Parlamentit më 12 mars

March 3, 2026
“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

“40 shtëpitë e Familjes Berisha’, gazetari rikthen në vëmendje pasurinë e familjes së ish-kryeministrit

March 3, 2026
Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

Sulmi iranian ndaj bazës britanike, Franca dhe Greqia dërgojnë sisteme anti-dronë në Qipro

March 3, 2026
Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

Shpërthime në Dubai, merr flakë Konsullata amerikane! Nuk ka konfirmime zyrtare për viktima

March 3, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In