Policia në Gjermani parandaloi një sulm terrorist në qytetin e Esenit, pasi mori informacione se do të sulmohej një qendër e madhe tregtare. Qendra tregtare “Limbecker Platz” mban 200 dyqane. Në mëngjes herët ajo u mbush plot me policë të ndërhyrjes së shpejtë, të cilët nxorën jashtë menjëherë stafin. Ata u pozicionuan në të gjithë hapësirën dhe bënë kontrolle të imtësishme për të parë nëse ishte vendosur ndonjë eksploziv. Sipas të përditshmes gjermane “Bild”, disa terroristë kishin planifikuar që të futeshin në qendrën tregtare dhe të hidhnin veten në erë. Policia u informua për këtë plan dhe shmangu një sulm që do të klithe pasoja tragjike.