Ish-kryeministri Berisha ka mbajtur ditën e sotme “Foltoren” në qytetin e Vlorës, ku u prit nga qindra qytetarë.
Ashtu si në çdo foltore tjetër, fjalën e morën edhe qytetarët, të cilët nuk i kursyen lëvdatat për liderin historik të demokratëve.
Gazetari Mero Baze ka publikuar fotot e një prej qytetarëve që folën ditën e sotme, ku shihet se ai është një nga personat që protestuan për vrasjen e ekstremistit grek në Bularat, Konstantinos Kacifas.
“Mendova ku i gjen gjithë këta patriotë Doktori në takime. Tani e kuptova ku e ka suksesin. Merr dhe patriotë grekë në takime. Ai burri që i thosbte je nder i kombit është ky që çjerr faqet në Bularat”, shkruan gazetari.