Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugët e Tiranës.
Një veturë e tipit fuoristradë ka goditur një qytetar i cili po lëvizte me një biçikletë. Ngjarja ka ndodhur në unazën e kryeqytetit, në urën pranë shkollës “Vasil Shanto”.
I plagosuri është dërguar në spital tashmë për të marrë ndihmën mjekësore. Gjendja e tij nuk dihet ende. Policia ka ardhur në vengjarje dhe ka nisur hetimet.
fotot u publikuan nga Faxnews